Connect with us

Aktualitet

U vra në krye të detyrës, i jepet sot lamtumira e fundit efektivit të shqiponjave Enea Mekolli

Qytetarët e Pogradecit do t’i japin sot lamtumirën e fundit Enea Mekollit, efektivit të Policisë së Shtetit që humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës dhe u shpall Dëshmor i Atdheut.

Homazhet në nder të tij janë parashikuar të zhvillohen pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit, nga ora 10:00 deri në 12:00. Në ceremoni pritet të marrin pjesë familjarë, të afërm, kolegë dhe qytetarë për të nderuar kujtimin e tij.

Më pas, në orën 14:00, do të zhvillohet ceremonia e varrimit në fshatin Blacë, ku Mekolli do të përcillet për në banesën e fundit.

Enea Mekolli humbi jetën gjatë një operacioni policor në Korçë për arrestimin e një personi të shumëkërkuar. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari hapi zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vrarë efektivin dhe duke plagosur një tjetër punonjës policie.

Humbja e tij ka prekur familjen, kolegët dhe komunitetin, ndërsa kujtimi i efektivit do të mbetet i lidhur me shërbimin dhe detyrën që ai kreu deri në momentet e fundit të jetës.

U vra në krye të detyrës, i jepet sot lamtumira e fundit

 

Advertisement