✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

I shkroi letër Ballukut/ Policia zbarkon në qeli, Veliaj: Lapsin dhe letrën nuk mi merrni dot

Efektivë të Policisë së Burgjeve kanë ushtruar kontrolle mesditën e kësaj të premteje në ambientet e paraburgimit të Fierit, ku ndodhet edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sipas raportimeve mediatike, në fokus të kontrollit ka qenë pikërisht qelia e tij, pas publikimit të letrës drejtuar ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kontrolli është kryer me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por sipas informacioneve të publikuara, nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm.

Veliaj raportohet se ka ruajtur qetësinë dhe u është përgjigjur me ironi efektivëve, duke u thënë: “Lapsin dhe letrën nuk mi merrni dot!”.

Avokati i tij, Plarent Ndreca, ka bërë të ditur se në orën 13:14 është telefonuar nga Veliaj përmes telefonit të burgut, i cili e ka informuar për kontrollin në qeli. Sipas Ndrecës, fakti që kontrolli u krye menjëherë pas publikimit të letrës ngre pikëpyetje mbi situatën në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Ndërkohë, një tjetër debat lidhet me vendin ku do të kryhet ndërhyrja kirurgjikale për frakturën në këmbë të kryebashkiakut. Sipas raportimeve, Veliajt i është ofruar mundësia të operohet në Fier, por ai kërkon që ndërhyrja të kryhet në Tiranë, pranë mjekëve dhe spitalit ku ka besim.

Avokati Ndreca ka deklaruar se Veliaj dhe familjarët e tij nuk kanë besim te mjekët dhe spitali i propozuar në Fier, ndërsa kërkojnë që trajtimi të bëhet në kryeqytet.

Advertisement