Connect with us

Kronike

U vra nga shoku/ Del autopsia: Ilir Dervishi humbi jetën nga dhjetëra goditje me kaçavidë

Ishin goditjet me kaçavidë ato që vranë shqiptarin Ilir Dervishi dhe jo aksidenti me makinën në të cilën udhëtonte 47-vjeçari shqiptar së bashku me Miri Gurrën, i akuzuar tashmë për vrasje.

Autopsia

Autopsia konfirmoi se Ilir Dervishi kishte marrë plagë të thella në trup, dhjetëra goditje dhe ato në kokë i kishin thyer kafkën.

Misteri i vrasjes

Hipoteza se vdekja ishte për shkak të përplasjes përgjatë A13 , në seksionin e Bolonjës,është rrëzuar.

Gurra nuk ka pranuar të flasë para hetuesve se cila ishte arsyeja që çoi në krimin e rëndë.

Hetuesit ende po punojnë për të zbuluar motivin./Albeu.com

Advertisement

TRENDING