Connect with us

Bota

Vaksinohet personi i parë në Mbreterinë e bashkuar kundër COVID-19

Margaret Keenan, nga Enniskillen, tha se ndihej “aq e privilegjuar” për të marrë sherbimin në Spitalin Universitar, Coventry.
Qendrat në Mbretërinë e Bashkuar do të vaksinojnë personat mbi 80 vjeç dhe disa  nga personeli shëndetësor dhe i kujdesit.
Programi synon të mbrojë më të ekspozuarit dhe të kthejë jetën në normalitet.
Matron May Parsons administroi vaksinën e zonjës Keenan në 06:30 GMT.
Zonja Keenan tha: “Ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i vaksinuar kundër Covid-19, është dhurata më e mirë për ditëlindjen e parakohshme që mund të kemj sepse do të thotë që më në fund mund të pres të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi në vitin e ri pasi kam qene vetëm te gjithe pjesen më të madhe të vitit “.
“Nuk mund ta falënderoj mjaftueshem May dhe stafin e NHS që janë kujdesur jashtëzakonisht shumë dhe këshilla ime për këdo që ofron vaksinën është ta marrë – nëse mund ta kem në moshën 90 vjeç, edhe ti mund ta bësh atë.”
Mbretëria e Bashkuar do të jetë vendi i parë në botë që fillon të përdorë vaksinën Pfizer pasi rregullatorët miratuan përdorimin e saj javën e kaluar.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *