Connect with us

Aktualitet

Video/ Grabitja e vilës së Arben Krajës, publikohen pamjet

Publikohen pamjet e grabitjes së vilës së kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja! Pamjet janë publikuar nga ish-deputeti Myslim Murrizi, një vit pasi ka ndodhur ngjarja dhe pasi Murrizi e paralajmëroi nxjerrjen e videos. Në pamje duken dy persona që qëndrojnë në portën kryesore të vilës. Njëri, i veshur me kostum sportiv me ngjyrë të kuqe, me kapele dhe një shall i vendosur si maskë, shihet se mban dhe atletet në duar, siç duket për të mos bërë zhurmë. Ai vështron terrenin dhe i jep sinjale shokut të tij, një tjetër të riu të veshur gjithashtu me kostum sportiv, por ngjyrë blu të errët. Në hyrjen e portës kryesore qëndron dhe një makinë “Mercedes Benz”, por nuk dihet nëse është e Krajës apo e grabitësve. Publikimi i kësaj videoje vjen në prag të përfundimit të mandatit të Krajës si kreu i SPAK, bashkë me njk mesazh nga ish-deputeti.

Postimi i Murrizit: 

E Nderuar Zj Kim! Kur te shkosh javen tjeter per kafe tek hetuesi bastard i komunizmit Arben Kraja, jepja edhe kete vd ku dy hajdute pa maske futen dhe i vjedhin vilen ne Lalz Jepja qe me ndihmen e bkh apo fbi ishalla i gjen se kush jane deri sa te qerohet si mender shef i SPAKUT. Te pakten te mbahet mend qe per tre vjet qe drejtoi kete institucion te gjej hajdutet e viles se tij. Se me çfare parash e ka blere vilen kur gjith jeten ka punuar ne shtet, ate duhet tja gjente vetingu por vetingun e kane bere llumi i shoqerise Shqiptare saqe 2 jane te denuar, 3 nen hetim e te tjeret duhet te ishin te denuar por organi qe ka drejtuar ky enverist i ka falur si pazar mes njeri tjetrit. Per te njenten gje qe denohet Luan Daci duhet te denohej dhe Alma Fasku qe ka fshehur shkarkimin si gjyqtare nga kld ne vitin 1996. Pastaj pasi te pini kafen pyete hetuesin e komunizmit se pse i vjen turp e nuk e ka deklaruar ne cv qe ka qene kanidat per deputet i rinise komuniste ne 31 mars 1991. Po nuk e ke bezdi pyete pak se kur e ka mbaruar fakultetin juridik sepse ne cv thote qe e ka mbaruar per 3 vjet 1989-1992 kur gjate gjithe kohes korrespondeca ka qene 5 vjet jo 3 vjet. Dhe kur te jeni vetem pa pranine e prokuroreve te tjere pyete edhe per Arben Luçin vellan e sportistit Roland Luçi nga Shkodra qe ky bastard e ka hetuar per tentative arratisje ne gush 1990 pasi e kishin kapur ne zone “ kufitare” ne Vore duke shkuar per ne Tirane, nderkohe qe mbi 5000 Shqiptare ishin brenda ambasadave te vendeve perendimore. Por USA nuk kishte ambasade ne ate kohe se nuk e linte komunist kraja ngaqe Amerika ishte imperialist dhe armik i partise se komunist Krajes. Pyete pse e dhunoi Z Arben Luçi ne hetuesi dhe a ka ndonje shenje pendese se turpin nuk e njeh kjo rrace e piste per konkluzionin e hetimit ku me firme te Krajes thuhet se Z Arben Luçi eshte person me rrezikshmeri te larte shoqerore dhe element i rrezikshem anti parti. E me firme te ketij hetuesi xhelat te komunizmit, Z Arben Luçi u denua dhe u dergua ne burgun famekeq te Spaçit. Nuk ka me turp per kete “drejtesi” te 32 viteve pas rregjimit komunist qe organet e reja te saj te kene ne krye funderrinat e atij rregjimi bastard dhe njerezit me ndyre te organeve te diktatures. Shqiptaret ne dhjetor 1990 jane ngritur kundra ketyre plehrave, e Ju Zj Kim nuk ju ze gjumi po nuk pite nje kafe ne jave me keta mostra. A e dini Ju Zonje qe rregjimi vrastare i ketyre plehrave ka vrare pa gjyq rreth 7000 Shqiptare vetem pse i mendonte apo i hamendesonte se ishin pro Amerikan? A e dini Ju Zonje qe rregjimi i ketyre xhelateve qe Ju promovoni ne kupolen e drejtesise si Kraja,Dvorani, Sadushi, Rakipi, Sheshi, Panda etj kane pushkatuar mbi 1200 Shqiptare ne kufi qe kerkonin te largoheshin nga Shqiperia drejt perendimit?? E nese Ju mendoni se keta mostra jane te vetmit qe duhen promovuar sepse parate e reformes dhe ligjet e reformes jane sponzorizuar nga nje tjeter gufome komuniste si sorrosi, ky eshte me shume se komunizmi qe ngriten keta plehra per 45 vite rresht. Shqiptaret nuk jane pa vetedije dhe pa memorje. Ndaj sa me pak “ dashuri” per xhelatet e komunizmit me mire do ti benit vendit qe perfaqesoni jo vendit ku keni lindur.

Në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar u raportua se maskat kanë grabitur shtëpitë e pushimit të shumë prej biznesmenëve në Gjirin e Lalëzit, por edhe të figura të rëndësishme të vendit, përfshirë këtu edhe atë të kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja. Por ky i fundit mohoi gjithçka dhe tha se lajme të tilla shpërndahen për t’u bërë pengesë për SPAK.

Pas publikimit të lajmit, në rrjet u ngritën dyshime lidhur me banesën e Krajës, nëse kreu i SPAK ka vilë në në Gjirin e Llëzit apo jo. Sipas deklarimeve të bëra nga ai vetë, më datë 02.10.2017, subjekti dhe bashkëshortja e tij, kanë lidhur kontratë sipërmarrje për një apartament banimi në një kompleks pranë Gjirit të Lalëzit, me vlerë 130,000 euro dhe kanë paguar vetëm këstin e parë prej 15,000 euro, ndërsa 115,000 euro janë detyrim ndaj shoqërisë së ndërtimit.

Aktualitet

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve.

Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në javën e Madhe dhe të Shenjtë. Në përkujtimin e vuajtjeve të Jisu Krishtit dhe kryqëzimin e më pas Ngjalljen, Kryepiskopi Anastas vë theksin te konfliktet në Ukrainë, Gaza apo edhe në Sudan e Haiti.

Kryepiskopi flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë, ‘të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë’, thekson Fortlumturia e tij në mesazhin e Pashkëve.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Mposhtja E Hidhërimeve Me Fuqinë E Ngjalljes

“Të njoh atë me fuqinë e Ngjalljes së tij” (Fil. 3:10)

Ηimni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte” (2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia, jo nga ne”.

Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…” – është shpallja kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfishtë, të Kryqit dhe të Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur” (Heb. 12: 1-2).

Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!

Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!

Continue Reading

Aktualitet

Ermal Hasimja: Dyshimi i madh, skenari kush mund të marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë

Analisti Ermal Hasimja ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SPAK.

Sipas tij  sistemi politik në Shqipëri ka një logjikë shumë të brishtë. Mes tjerash ai tregoi dyshimin që ka për të ardhmen e Shqipërisë.

“Mentaliteti i popullit shqiptar është i tillë. Në momentin që të sheh se bie nga fiku aty të shkel më këmbë. Ky është një sistem që funksionon brenda kësaj logjike që është shumë e brishtë.

Mund të ndodh që të ketë diçka të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe mund të ketë një bërthamë që ndoshta në të ardhmen funksionojnë realisht. Në këtë  vend që është Shqipëria terreni për dyshime është jashtëzakonisht pjellor”-tha Hasimja.

Continue Reading

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING