Connect with us

Aktualitet

Vizita e Blinken/ Ngjela: Jemi të domosdoshëm në konfliktin mes SHBA dhe sllavëve në Ballkan

Avokati Spartak Ngjela tha se vizita që pritet të mbajë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Tiranë më 14 shkurt, është favor për shqiptarët në Ballkan në konfliktin mes SHBA dhe sllavëve.

“Duhet të kemi disa favore në kuptimin politik duke menduar që jemi të domosdoshëm në konfliktin mes sllavëve dhe Uashingtonit.

E përmendi edhe politika amerikane. Të gjitha këto japin një favor por sa do jetë e aftë politika shqiptare t’i shfrytëzojë këto, do ta shohim hap pas hapi”- tha Blinken.

Mes të tjerash, avokati tha se vizita vjen në një moment kur ka edhe një ‘qejfmbetje’ të SHBA ndaj Kosovës për vendimin që heq nga qarkullimi dinarin serb.

Aktualitet

U arrestua gjatë “Metamorfozës”, biznesmeni Pëllumb Gjoka kërkon lirimin nga burgu

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” dhe i vënë nën hetim për bashkëpunim me grupet kriminale, kërkon lirimin nga burgu.

Mbrojtja e Gjokës kërkon revokimin e masës “arrest me burg” dhe lirim e menjëhershëm, me arsyetimin se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për përfshirjen e në ndonjë vepër penale ose zëvendësimi i kësaj mase sigurimi me një masë tjetër më të butë, duke përfshirë garancitë pasurore të parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme në tetor të vitit të kaluar, vendosi sekuestro ndaj 39 hektarëve tokë, që gjendet në Pulaj të Velipojës, pronësia e të cilave dyshohet se u tjetërsua përmes falsifikimeve nga Pëllumb Gjoka, arrestuar prej korrikut të 2023-shit, së bashku me 14 të tjerë midis tyre një prokuror dhe dy zyrtarë policie.

Tokat që janë pasuri e llojit pyje, rezultojnë të regjistruara në emër të shoqërie tregtare dhe në emër të një të afërmi të Pëllumb Gjokës, deklaron SPAK.

Akuza shton se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë u fituan me falsifikim nën bashkëpunimin e Gjokës me shtetas të tjerë që vijojnë të jenë në hetim.

Në janar 2023 Lule Zefi, trashëgimtare e Drane Hotajt e kallëzuan në SPAK paligjshmërinë dhe kërkuan hetime për biznesmenin dhe për persona të tjerë. Por hetimet për akuza më të rënda duke nisur nga vrasja, heqje e paligjshme e lirisë, korrupsion dhe grup kriminal u regjistruan në muajt në vazhdim, mbasi Europol përcolli në SPAK informacione inkriminuese mbi përdorues të SKY, që dyshohen se kryenin biseda inkriminuese deri dhe porosi për vrasje.

Si përdorues të këtij aplikacioni, SPAK identifikoi Behar Bajrin, Ervis Martinin, Pëllumb Gjokën, Denis Bajrin, Edmon Prekën, Nuredin Dumanin, Astmer Bilalin por edhe përfaqësues të drejtësisë si prokurorin, Xhevahir Lita dhe zyrtarët e policisë, Oltian Bistri dhe Ardit Hasanbegaj.

Nga këto komunikime u zbardhën jo vetëm vrasje që kishin mbetur pa autorë, por gjithashtu u konfirmua se si drejtësia paguhej për të mbyllur çështjet.

Continue Reading

Aktualitet

Raportohet për disa qen të ngordhur në Vlorë, dyshohet se janë hedhur produkte të helmuara në qytet

Ditën e sotme është raportuar se janë hëlmuar disa qen në qytetin e Vlorës. Kjo ngjarje është regjistruar pak ditë pasi një turiste u kafshua nga endacakët. Incidenti me turisten ndodhi mëngjesin e së dielës në Lungomare në Vlorë.

Dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore për të hemuar dhe vrarë qentë. Gjithashtu është raportuar se në zona të ndryshme të qytetit janë gjetur të ngrodhura disa kafshë të cilat janë helmuar. Në 24 orët e fundit është raportuar se kanë ngordhur edhe kafshë shtëpiake të cilat mund të kenë rënë në kontakt me produktet helmuese teksa janë nxjerrë për shëtitje nga pronarët e tyre.

Si zgjidhje imediate, por e përkohshme shihet sterilizimi dhe kastrimi i kafshëve të rrugës. Bashkia e Vlorës ka lidhur kontratën me një shoqatë dhe ka miratuar fondin me vlere 2.5 milionë lekë për këtë shërbim.

Continue Reading

Aktualitet

Duke pirë “Xanax” dhe pa ndjenja në ambulancë, del VIDEO e dy eskortave që vdiqën në Tiranë

Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e 10 Majit në banesën e tyre në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Viktimat janë 25-vjeçarja Antonina Kozachenko dhe 40-vjeçarja Anastasia Lopukhova, të cilat u gjetën të vdekura nga shoqja e dhomës dhe jetonin në një banesë me qira në Tiranë. Ato ishin pjesë e një grupi eskortash, të cilat ofronin shërbim seksual kundrejt pagesës.

Dy ukrainaset humbën jetën për shkak se kishin konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Por burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se Yeva Vorona dhe vajzat ukrainase një natë para se të humbnin jetën kanë qenë në spital pasi kanë konsumuar medikamentin Xanax (lloj droge) në doza të larta. Ky lloj medikamenti, në formë kokrre ka efekt relaksues, përgjumje dhe përhumbje, njëjtë si efektet e drogës.

Në spital ato kanë marrë qetësuese dhe pasi janë trajtuar si persona të alkoolizuar janë lënë të lira për t’u larguar. Por kur kanë shkuar në shtëpi, dy ukrainaset Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova kanë rënë në gjumë të thellë dhe nuk janë zgjuar më. Të nesërmen, shoqja e tyre e cila kishte konsumuar Xanax njësoj si ato, i ka gjetur të vdekura.

Para se vajzat të vdisnin, Yeva Vorona ka publikuar në rrjetet sociale disa video ku shfaqen duke konsumuar medikamentin Xanax dhe në autoambulancën e urgjencës duke marrë trajtim mjekësor.

Në këto video njëra prej vajzave që ndërroi jetë shfaqet e pavetëdijshme në krevatin e autoambulancës, ndërsa Yeva Verona duke bërë video, qeshur e kënduar. Ndërsa në një tjetër video, kjo e fundit shfaqet duke konsumuar medikamentin Xanax në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore.

Dyshimet janë se si shoqja i ka mbijetuar një medikamenti të tillë të marrë në doza të larta, ndërsa dy ukrainaset kanë ndërruar jetë. Ndryshe nga shoqet e saj, Yeva Verona nuk ka marrë trajtim në spital, por thjesht ka shkuar për t’i shoqëruar ato.

Edhe në postimet e tjera në rrjetet sociale, vajzat që dyshohet se punonin si eskorta në Mal të Zi, Tiranë e Itali, shfaqen duke konsumuar Xanax në sasi të larta.

*Vajza që bën videot është shoqja që ka mbijetuar

Continue Reading

Aktualitet

Hapen aplikimet e reja për punësimin e elektriçistëve në OSHEE, rritet kriteri i moshës deri në 35 vjeç

Një fushatë e re për punësimin e elektriçistëve pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është prezantuar sot nga Zv.Kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtuesit më të lartë të OSHEE dhe OSSH.

Thirrja është e hapur prej ditës së sotme dhe fushata do të vijojë për 30 ditë, ku të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët plotësojnë kriteret mund të dorëzojmë aplikimet e tyre. Në muajin tetor të vitit të kaluar, OSHEE hapi aplikimet për punësimin e 309 elektriçistëve në të gjithë vendin. Më shumë se 300 të rinj aplikuan për të qenë pjesë e kompanisë. Pas të gjithë procedurave 60 prej tyre tashmë janë punësuar pranë OSHEE.

Në thirrje e dytë, e cila u hap ditën e sotme, kanë ndryshuar edhe kriteret. Ku mosha e aplikantëve shkon deri në 35-vjeç, nga 25 që ishte në aplikimin e parë. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi dhe administratori i OSSH, Blendian Dalipi, njoftuan hapjen e thirrjes për aplikime gjatë një takimi me elektriçistët e rinj te OSHEE, të cilët u rekrutuan gjatë fushatës së muajit tetor.

Administratori Karakaçi tha se përmes këtij procesi synohet rivitalizimi i kompanisë dhe veçanërisht i punonjësve të terrenit. “Ne iniciuam një procedurë rekrutimi masive. Dëshira jonë ishte që të rekrutonim një numër të konsiderueshëm punonjësish të moshave të reja. E hapëm procedurën e rekrutimit deri në moshën 25 vjeç duke marrë në konsideratë moshën mesatare të punonjësve tanë të terrenit që është mbi 50 vjeç dhe dëshirën për ta rivitalizuar këtë procedurë”, tha Karakaçi.

Ministrja Balluku vlerësoi punën e bërë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku pavarësisht vështirësive të shkaktuar nga kriza energjetike, ka vijuar të përmirësojë treguesit e performancës madje duke vendosur edhe objektiva të reja për vijim e uljeve të humbjeve në rrjet. Sa i takon aplikimeve, Balluku u shpreh e bindur se do të arrihet të plotësohen të gjitha vakancat, duke punësuar profesionistë të rinj në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.

“Duke nisur që sot ne hapim një thirrje për vendet e punës që kanë mbetur vakante që janë rreth 240 dhe këto vende pune vakante sigurisht duhet të popullohet, por tani me një ndryshim. Kemi përthithur të gjithë deri në 25 vjeç që kishim të lirë në tregun e punës dhe që përmbushnin kushtet, kishin shkollën profesionale, kishin diplomën e duhur dhe tashmë do ta çojmë nivelin pak më lartë. E patëm thënë këtë që në krye të herës që mos na paragjykoni sepse ne do të tërheqim moshat e reja edhe më pas do të vazhdojmë edhe me mosha më të pjekura. Kështu që kjo thirrje shkon deri në moshën 35 vjeç dhe do të qëndrojë e hapur për 1 muaj”, u shpreh Balluku.

Duke shprehur mbështetjen për punonjësit e terrenit, të cilët shërbejnë në çdo cep të vendit, pavarësisht vështirësive të motit, Balluku tha se të rinjtë që i janë bashkuar OSHEE dhe do t’i bashkohen edhe në të ardhmen, do të sjellin një frymë të re, duke u gërshetuar edhe me stafet që prej vitesh shërbejnë pranë kësaj kompanie.

“Unë besoj që edhe të rinjtë që do vijnë do të kenë mundësinë që të sjellin me vete një frymë të re. Një frymë të re pasi OSHEE është një ndërmarrje e cila rigjenerohet qoftë nga idetë, qoftë nga produktet, qoftë nga reformat edhe nga stafi dhe i kemi parë frytet e para të një reforme të thellë që kemi nisur në fillim të vitit të kaluar dhe padyshim do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Ky është një vit ku parashikohen shumë investime”, tha Balluku.

Për t’u bërë pjesë e kësaj fushate rekrutimi të gjithë të interesuarit mund të paraqesin aplikimet e tyre përmes adresës së email [email protected].

Continue Reading

Aktualitet

Arian Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën

Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e Greqisë.

Çani tha se Shqipëria është Turqi e dytë dhe se me Ramën është kuptuar që nuk bëhet shaka.

Ai tha se Greqia e kuptoi pas takimit të Ramës në Athinë se ndodhet në mes të Turqisë së Erdoganit dhe të Shqipërisë, të cilën ai e quajti Turqi.

“Rama arriti të hidhte si farë për ta mbjellë një ditë, nga ana ktej, nga ana e shqiptarëve. Por edhe te shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Ana tjetër e medalies, pse unë jam i kënaqur me këtë që ndodhi, me këtë event, me këtë ngjarje, sepse më në fund edhe pala tjetër e kuptoi më në fund se nuk bëhet më shaka me Shqipërinë.

Edhe nëse deri dje Greqia flinte gjumë sepse kishte vetëm probleme me Turqinë, tani kthejmë kokën dhe shikojnë se ka një Turqi të dytë. Për herë të parë Athina zyrtare kuptoi se nuk bëhet me shaka, nuk është një njeri ky që sot është nesër nuk është.

Kuptoi se kemi të bëjmë me një lider të përmasave që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Sot Greqia kuptoi se është e rrethuar nga Turqia numër një që është ajo e Erdoganit dhe nga Turqia dy që është Shqipëria. Kjo është bazë turke”, tha Çani.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING