Politike
Vizitat në Itali dhe Spanjë/ Rama tregon detaje: Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë më të mira
Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme vizitat në Spanjë dhe Itali gjatë ditëve të fundit. Në podcastin e tij ‘Flasim’, Rama ka theksuar se në takimin me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni kanë bërë një bilanc të ecurisë së projekteve të përbashkëta.
Ndërkohë që në vizitën e tij në Spanjë, Rama theksoi se mori pjesë në tryezën e përbashkët të samitit në mbrojtje të demokracisë. Në fund kryeministri deklaroi se marrëdhëniet mes vendeve tona dhe nuk kanë qenë kurrë më të mira.
“Në Romë ku u takova me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Ishte një moment për të bërë bilanc të ecurisë së projekteve të përbashkëta, për të konfirmuar fazën e re të marrëdhënieve tona. Qeveritë italiane kanë qenë të gatshme, por me qeverinë aktuale të Italisë, gjërat kanë shkuar në nivel tjetër. Edhe firmosja e marrëveshjes strategjike, është pasqyra më kuptimplotë, e faktit se marrëdhënia ka marrë ngjyrë të re përmes bashkëpunimi strategjik. Pas Romës, pata vizitë në Barcelonë, mora pjesë në tryezën e përbashkët të samitit, në mbrojtje të demokracisë. U pa qartë një nivel i ri respektit për Shqipërinë, edhe nga biznesi i atij vendi. Sot, Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet e preferuara, marrëdhëniet shtetërore nuk kanë qenë asnjë herë më mirë sesa sot. Shqipëria është e respektuar dhe e vlerësuar”, tha Rama.