Connect with us

Kosova

Vuçiç në përvjetorin e Marrëveshjes së Brukselit: Trembëdhjetë vjet gënjeshtra, ata nuk duan të krijojnë Asociacionin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha me rastin e 13-vjetorit të Marrëveshjes së Brukselit se 19 prilli 2013 nuk ishte i lehtë, por një ditë plot kompromise në kushte pothuajse të pamundura, por se dokumenti ishte gjëja më pak e keqe që mund të arrihej në atë kohë. Në një intervistë ai theksoi se edhe atëherë, siç është edhe sot, ai shikonte drejt së ardhmes, dëshironte marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe besonte se qëllimi i tyre i vetëm nuk ishte vetëm dëbimi i serbëve, por se ata dëshironin paqe dhe stabilitet, por, sic u shpreh ai, ishte gabuar  sepse as ata ne Prishtine nuk e duan këtë.

Vucic theksoi se ndjehej i turpëruar që gjashtë nga dhjetë pikat e marrëveshjes që lidhen me themelimin e Unionit të Komunave Serbe nuk janë përmbushur, megjithëse turpi nuk është i tij, por i atyre që e garantuan atë – Bashkimit Evropian, duke vënë në dukje se kanë kaluar 13 vjet gënjeshtra.

Presidenti i Serbisë u shpreh i bindur se Prishtina nuk do ta krijojë Unionin e Komunave Serbe, duke theksuar se pret që disa “gjysmë miq” tani ta ftojnë në takime të përbashkëta me propozimin që të mos jetë Unioni i Komunave Serbe, por diçka e ngjashme, dhe përsëri në sistemin e Kosovës.

Ai tha gjithashtu se pavarësisht presionit, Serbia nuk do ta pranojë dhe njohë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk ka qeveri që mund ta bëjë këtë në të ardhmen.

 

Advertisement