Connect with us

Sport

Zbulohen prapaskenat, çfarë vendimi pret sporti nga maxhoranca?

Published

on

Liga Profesioniste e Futbollit në momentin që është futur në diskutime me qeverinë për plotësimin e katër pikave ka bërë një ndarje të tyre në dy aspekte të veçanta. Një është ai i tre ligjeve dhe tjetri është ligji për sponsorizimet.

Po çfarë dakordësie ka dhe ku ndahen ende palët? Së pari, në lidhje me kërkesën e futbollit për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave, duket se ekspertët te Financat kanë dakordësuar që në rast se do të pranohet kjo pikë.

Realizimi? Me gjasë, duket i mundshëm, pasi në të vërtetë është një fond që nuk përfshihet në buxhet. Një tjetër aspekt ku palët ndahen, është ligji për sponsorizimet. Qeveria ka rritur nga 3% në 5% shumën e lejuar si shpenzim i zbritshëm për të gjithë sponsorizimet.

Në bazë të formulës së miratuar prej kësaj maxhorance, qeveria njeh trefish të kësaj vlere si shpenzim të zbritshëm për çdo sponsorizim nga kompanitë me fitim mbi 100 milionë lekë. E nëse bëhet fjalë për kostot finale, qeveria dhe sporti e kanë gjetur gjuhën e përbashkët të shifrave se sa do t’i kalojë sportit nga buxheti.

Pika ku ndahen palët është formula pasi sporti ka propozuar dhe kërkon që më së pari të hiqet fasha prej 1 miliard lekësh (të vjetër) fitime të deklaruara për të qenë sponsorizues si dhe ka kërkuar që shifra totale e përllogaritur nga qeveria që hiqet nga buxheti i shtetit dhe të shkojë në sport të bëhet me zbritje të përqindjes së tatimeve me një shifër fikse. Kosova e ka të tillë që një biznesi i zbriten 30% dhe kjo shifër shkon sponsorizim në sport.

Sport

Cristiano Ronaldo do të luajë në Champions League

Published

on

By

Sipas “Corriere dello Sport”, disa ditë më parë Cristiano Ronaldo iu ofrua nga Jorge Medes Interit.

Portugezi dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të luajë në Champions League. Interi e ka refuzuar menjëherë portugezin me dashamirësi sulmuesin portugez pasi nuk përshtatet në projekt dhe gjithashtu për arsyet ekonomike.

Paga prej 24 milionë eurosh që merr Cristiano është tepër e lartë.

Continue Reading

Sport

Barcelona zhgënjen, blerjet e reja nuk bëjnë punë

Published

on

By

Barcelona ka zhgënjyer në shtëpi. Ekipi i Xavit nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Rayo Valleciano.

Në këtë ndeshje debutuan edhe blerjet e reja si Lewandowski, apo Raphina të cilët nuk rezultuan vendimiar për ekipin.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Barcelona luan në transfertë ndaj Real Sociedad.

Continue Reading

Sport

Kukësi firmos me sulmuesin e Holandës

Published

on

By

Kukësi ka gati një tjetër zyrtarizim. Verilindorët kanë mbyllur transferimin e sulmuesit të djathtë, Edwin Gyasi, sikurse shkruan Panorama Sport.

Gyasi, holandez 31 vjeç, së fundmi ka luajtur në Izrael me skuadrën e Beitar Jerusalem, ndërsa më parë kishte luajtur në ligën e dytë turke me Boluspor dhe Samsunspor.

Anësori i djathtë e ka nisur karrierën në Holandë, duke luajtur në elitë me skuadra si Telstar, Twente, Heracles, Roda, De Graafschap.

Gyasi është aktivizuar edhe në Norvegji me Aalesund dhe me Dallas në SHBA.

Continue Reading

Sport

Juventus njofton transferimin e Filip Kostic

Published

on

By

Me një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e tij zyrtare, Juventus ka bërë të ditur shifrat e transferimit të Filip Kostic, i cili mbërriti nga Frankfurt në mënyrë përfundimtare.

“Juventus njofton se ka arritur një marrëveshje me Frankfurt për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Filip Kostic kundrejt një shume prej 12 milionë euro, e cila do të paguhet në 3 këste, përveç tarifave ndihmëse, duke përfshirë kontributin e solidaritetit të parashikuar nga rregulloret e FIFA-s, deri në maksimumin 1,5 milionë euro.

Gjithashtu, parashikohen vlera deri në maksimumin 3 milionë euro. Juventus ka nënshkruar një kontratë për performancën sportive me lojtarin deri më 30 qeershor 2026”

Continue Reading

Sport

Tifozi i Real Madrid ka një mesazh për Mbappe

Published

on

By

Tifozët e Real Madridit nuk e kanë harruar dhe nuk  kanë kapërcyer vendimin e Kylian Mbappe për t’i refuzuar ata në favor të qëndrimit në Paris Saint-Germain këtë verë.

Të mërkurën, disa tifozë madje kishin me vete një fanellë speciale për të tallur francezët dhe për të festuar triumfin e fundit të “Los Blancos” në Champions League.

Një tifoz në mërkurën, i veshur me një fanellë të Real Madridit, kishte një fanellë të personalizuar të PSG -së për të mbajtur lart.

Emri i Mbappes ishte i stampuar, por poshtë tij ishte nr.0 dhe më pas poshtë numrit shkruante ‘Champions Leagues’.

Mesazhi i tifozit për Mbappe ishte i qartë.

Duhet mbajtur mend se “Los Blancos” eliminuan Mbappe dhe PSG në rrugë për të fituar Ligën e tyre të 14-të të Kampionëve të sezonit të kaluar. Asnjë klub nuk ka kaq shumë.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING