✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Zjarr në Mitropolinë Ortodokse në Gjirokastër

Një vatër zjarri është regjistruar sot në Mitropolinë Ortodokse të Gjirokastrës.

Nga kjo vatër zjarri raportohet se është djegur vendi i lutjeve dhe disa sende të tjera me vlerë. Zjarri ka rënë rreth orës 11:20 dhe menjëherë mësohet se kanë mbërritur forcat zjarrfikëse në lagjen “Meçite”, ku ndodhet Mitropolia.

Gjithashtu mësohet se zjarri është izoluar dhe nuk ka arritur të përhapet në pjesët e tjera të ndërtesës, të cilat ishin me konstruksion prej druri dhe mund të kishin shkaktuar një zjarr masiv. Nga zjarri u dëmtua vendi i qirinjve, disa libra dhe hapësira e lutjeve. Sipas informacioneve paraprake, zjarrin e shkaktoi lënia ndezur e qirinjve në vendin e lutjeve.

Advertisement