Connect with us

Bota

Zjarret në Kaliforni, në rrezik më shumë se 8 mijë persona

Më shumë se 8 mijë persona janë të kërcënuar nga gjuhet e flakëve teksa qindra zjarrfikës po punojnë për të frenuar zjarrin e madh që shpërtheu në Pyllin Kombëtar Klamath, në kufirin midis Kalifornisë dhe Oregonit.

Flakët kanë djegur tashmë një sipërfaqe prej më shumë se 200 kilometra katrorë, duke e bërë atë zjarrin më të madh në Kaliforni që nga fillimi i vitit.

Deri tani janë shkatërruar mbi 100 struktura banimi ndërsa zyrtarët ende nuk flasin për shkaqet e situatës, por besohet se thatësira e tejzgjatur eshte shkaku kryesor.
Ndërkoha ekipe zjarrfikësish të mbështetur nga forca vullnetare kanë shpëtuar një grup prej 60 alpinistësh në shtegun e Paqësorit, mes Kalifornisë dhe Meksikës.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *