Aktualitet
13 pyetje për krimin në Shënvlash – Shkrim Lutfi Dervishi
Ngjarja makabre në Shën Vlash të Durrësit ku sipas raportimeve, krimi në familje i ka marrë jetën një 49-vjeçari, kishte për autor fillimisht vajzën, mandej një prej djemve dhe në darkë të tre fëmijët. -Po nesër? Ka një dallim mes punës së hetuesit, policit, prokurorit, avokatit, gjykatësit dhe gazetarit.
Kur tentohet të bëhet koktejl me këto detyra, atëherë viktima më e madhe në një ngjarje tragjike bëhet e vërteta.
Secili krim i bujshëm nuk i ngjan tjetrit, por parimet etike të raportimit vlejnë si për krimin e rëndomtë ashtu edhe për tragjeditë e bujshme.