Connect with us

Aktualitet

“2 mijë euro ose…”, dënohet polici që mori para kundrejt lirimit të të arrestuarit

Njoftimi i GJKKO-së:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit S.C akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve E.K dhe F.K akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Atalanta Zeqiraj, Rudina Palloi dhe Flojera Davishi, bazuar në nenet 112, 379, 384 dhe 406 të K.Pr.Penale, si dhe në nenet 47, 48, 49, 59, 319 dhe 319/ç të Kodit Penal, me vendimin Nr. 72, datë 06.11.2023 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.C lidhur me kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e masës së dënimit për të pandehurin S.C duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit nga i pandehuri S.C do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, duke filluar nga data e ndalimit 09.04.2023.
Bazuar në nenin 35 të Kodit Penal, të pandehurit S.C i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.K lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, për të pandehurin F.K ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim të pandehurit F.K duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj.
Urdhërohet i pandehuri F.K që gjatë kohës së provë t’i përgjigjet thirrjeve e kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës si dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë kohës së provës.
Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit F.K me vendimin nr.30, datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, për të pandehurin E.K ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim të të pandehurit E.K duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj.
Urdhërohet i pandehuri E.K që gjatë kohës së provë t’i përgjigjet thirrjeve e kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës si dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë kohës së provës.
Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit E.K me vendimin nr.30, datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale, aparatet celular të sekuestruar t’i kthehen të pandehurve S.C, F.K dhe Erjon Kuzari.
Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat këtë fundjavë

Vendi ynë, parashikohet të jëtë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit, deri në 24 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Continue Reading

Aktualitet

Digjet makina te “Rruga e Kavajës”, tymi mbulon të gjithë zonën

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.

Sipas raportimeve paraprake fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Shoferi ka mundur të dalë nga mjeti pa lëndime.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme zjarri ka përfshirë pjesën e përparme të mjetit. Forcat zjarrfikëse kanë arritur në vendngjarje dhe kanë mundur të neutralizojnë flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa parprakisht dyshohet për një defekt tenkik në mjet.

Continue Reading

Aktualitet

Ish-ekonomisti i Bankës Botërore: Ja si ndikon vendlindja në nivelin e të ardhurave

Studimet tregojnë se vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u duhen rreth pesë deri në gjashtë dekada për të arritur nivelin e zhvillimit ekonomik të mesatares së vendeve të BE-së.

Ndërkohë që pabarazia në nivelin global duket që është zbutur si pasojë e rritjes ekonomike të Kinës gjatë dekadës së fundit, periudha që kaluam fillimisht me COVID-in dhe më pas me konfliktet të cilat po jetojmë, kanë pasur një ndikim negativ për sa i përket uljes së pabarazisë.

Megjithatë, brenda vetë Europës, brenda Perëndimit dhe brenda shumë vendeve që janë në listën e vendeve më të zhvilluara, pabarazitë janë rritur.

 

 

Cilët janë faktorët që ndikojnë në zbutjen e pabarazisë? Gjeografia? Pra, vendi ku ne lindim dhe jetojmë? Statusi shoqëror, prejardhja familjare? Mundësitë që na jep jeta dhe sistemi politik e ekonomik në të cilin ne jetojmë? Cili është ndikimi i teknologjisë në këtë proces? Ndikimi i forcave migratore?

Për të gjitha këto, Ditmit Bushati diskuton në podcast-in “Public Square” me një ekonomist të famshëm amerikan, me origjinë serbe, Branko Milanović, i cili për shumë vite ka punuar si ekonomist pranë Bankës Botërore, dhe tanimë është profesor në City University of New York.

“Po t’i referohemi nivelit global, kemi njerëz nga vende të ndryshme. Nëse dikush ka liundur në Malish, fashat prej nga burojnë të ardhurat, krahasuar me pjesën tjetër të botës, janë të kufizuara, edhe nëse ky person i përket një grupi të një niveli të lartë, edhe sikur të jetë Presidenti i Malit, të ardhurat e tij do të jenë sa 20% e të ardhurave në Francë.

Kështu që, kur mbledhin të dhënat global, ajo që vëmë re është që një pjesë e madhe të ardhurave tona përcaktohen nga vendi ku jetojmë . Dhe për 95-96% e popullatës, ky është vendi ku kanë lindur.

Fillimisht vetëm dhe më pas me një koleg, kam bërë disa përshtatje në lidhje me sesa ndikon niveli i arsmit dhe të ardhurave të prindërve. Ajo që mbetet e pashpjegueshme, ku përfshihen përpjekjet e bëra, fati apo të tjerat, është rreth 20-30%. Kjo është baza e atij citimit të famshëm se ‘rrëth 50-60% e të ardhurave tonë në nivel global përcaktohen nga vendi ku jetojmë, 20% përcaktohen nga prindërit tanë sesa të pasur dhe të arsimur kanë qenë dhe 20-30% përcaktohen nga ne’.

Kjo është një gjetje interesante sepse na tregon sesa të mëdha janë ndryshimet në botë dhe si vendi i lindjes është i rëndësishëm për ecurinë e të ardhurave tonë në të ardhmen”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Domatet “zhgënjejnë”/ Bien eksportet, në treg ka mbiprodhim dhe çmimet janë ulur

Fermerët e serave po rezultojnë me humbje të mëdha me shitjen e produkteve të tyre gjatë këtij viti.

Dora e parë e mbjellur prej tyre që nga fillimi janarit për të dalë të parët në treg me çmime të leverdishme nuk po sjell fryte.

Fermerët në Klos të Cërrikut shprehen se kostot e rritura, nga plehu tek punonjësit, gjatë dy viteve të fundit nuk mbulohen nga çmimi 30 dhe 40 lek me të cilin po shitet domatja këtë muaj.

Në kushtet kur nuk përfitojnë asnjë subvencion nga shteti për shkak të sipërfaqeve të vogla nën 1 hektar, ata shprehen se janë të falimentuar

Shifrat e INSTAT tregojnë se eksporti I domates të paktën për dy muajt e parë të vitit ka ardhur në rënie si në vlerë edhe në sasi. Nga krahu tjetër, çmimet e larta me të cilat domatja arrin te konsumatori fundor, ku në kryeqytet shkojnë nga 80 deri në 130 lek sjell konsum më të dobët nga qytetarët.

Përtej faktorëve të tregut Banka Botërore në raportin e saj në 2023-ishin “Drejt Rritjes së Qëndrueshme” e ka shprehur se bujqësia si sektori me kontributin më të lartë në punësim dhe ekonomi në Shqipëri ka mbështetjen më të ulët nga të gjashtë e vendet e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Aktualitet

Bombardohet Konsullata Shqiptare në Ukrainë, qeveria interesohet për provat

Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatërrimin e Konsullatës Shqiptare në Ukrainë nga një sulm i Rusisë. Nga burime në dijeni të kësaj përpjekje inicuar nga kryeministri Edi Rama dhe që po ndiqet nga ministri Punëve të jashtëme Igli Hasani, gazetari Top Channel Muhamed Veliu. ka mësuar se tashmë ka nisur një korrespondencë mes Ministrisë së Punëve të Jashtëme, Prokurorisë së Përgjithëshme Shqiptare dhe asaj të Ukrainës.

Shefi i akuzës shqiptare Olsian Cela disa ditë më parë i ka dërguar homologut të tij ukrainas Andriy Kostin, një kërkesë për tu përditësuar në lidhje me mbledhjen e provave të kërkuara nga pala shqiptare.

Në letrën e parë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela thotë:

“Kjo kërkesë vjen në vijim të referimit nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtëme. Kërkojmë informacion mbi ecurinë e procedimit datë 9.11.2022 të rregjistruar në zyrën e Prokurorisë Publike të Rajonit Kharkiv, lidhur me ngjarjen e datës 6 Mars 2022 ku Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë njëkohësisht banesa e Konsullit të Nderit Z. Shahkin Omarov, ka qenë objekt i sulmeve të forcave ruse me pasojë shkatërrimin e tyre”.

Kërkesa e Shqipërisë e para e këtij lloji, vjen pas qëndrimeve të forta pro Ukrainës nga vendi ynë si pjesmarrës në Këshillinin e Sigurimit të OKB, nga ku u prodhua një përplasje e fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit rus në këshill, ku ishte i ftuar të fliste presidenti Ukrainës Volodimir Zelensky./Top Channel

Continue Reading
Advertisement

TRENDING