Connect with us

Politike

‘Ptuuu racë e qelbur, futët feçkën tuaj të ndyrë’

Pas ceremonisë së zhvilluar në nder të kampiones së Europës Luiza Gega, deputeti i Rithemelimit Edi Paloka ka shpërthyer në ofendime për pritjen që i është bërë atletes.

Sipas tij Rama ka shpenzuar miliona lekë për organizimin e kësaj ceremonie, para të cilat mund t’ia jepnin atletes shqiptare.

“Duhet zotësi dhe për tu bërë kaq i pështirë e i neveritshëm! Jashtë imagjinate…!!!

Deri sa Luiza klithte për të marrë pak mbështetje nga shteti, bënin veshin shurdh të gjithë palaçot. Sot janë sulur të marrin çfarë të munden nga sakrificat dhe suksesi i saj!

Kanë hedhur miliona sot, jo për Luizën, po për shfaqjen e tyre. Te paktën këto miliona që keni harxhuar për shoq, t’ja kishit dhënë asaj, Luizës. Nga taksat tona janë dhe ne do pranonim me shumë dëshire që ti merrte Luiza, po ju prapë futët feçken tuaj të ndyrë! Ptuuu racë e qelbur”, shkruan Paloka.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *