Aktualitet
Atentat ndaj biznesmenit Mikel Harizaj, dyshohet se…
Dështon atentati i tretë ndaj biznesmenit Mikel Harizaj. Një sasi e madhe me lëndë shpërthyese, rreth 900 gr, ishte vendosur një godine në pronësi të Harizajt, i cili ka një market dhe një dyqan në rrugën Ramazan Gaxherri në kryeqytet. Lënda shpërthyese u gjet në derën e lokalit të Harizajt, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Dyshohet se tritoli nuk ka shpërthyer për shkak se ka dështuar ndezësi i tij, duke bërë që të shmangej një ngjarje e rëndë kriminale.
Lënda eksplozive është pikasur në datë 10 gusht dhe është raportuar në polici nga vetë biznesmeni. Kjo e fundit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe rënien në gjurmët e autorit. Kujtojmë se kjo është hera e tretë në pak kohë që sulmohet me eksploziv biznesmeni Harizaj.
Në 7 janar të këtij viti, ai së bashku me kamarierin e tij, u lënduan nga shpërthimi i eksplozivit teksa dilte nga lokali me automjet në zonën e Xhamllikut. Fatmiresisht, Harizaj shpëtoi së bashku me kamarierin ndonëse u lënduan rëndë. Kjo ngjarje hodhi drite dhe përsa i takon vdekjes së mistershme të 27-vjeccarit Erion Rexhepi në Cërrik në datë 30 dhjetor 2021.
Rexhepi mori në dorë një sasi lëndë eksplozive që kishte rënë nga makina e Mikel Harizajt, tip “Mazda”. Eksplozivi ra nga makina, duke bërë që të shpetonte objekti i atentatit por fatkeqësisht humbi jetën Rexhepi.