Connect with us

Aktualitet

ÇELET PANAIRI “TIRANA AGRO 100” 2020 NË SHESHIN “SKËNDËRBEJ”.

Ky panair zhvillohet në kuadër të 100 vjetorit të kryeqytetit të Shqipërisë, ku Bashkia-Tiranë, me suportin e DHTI-Tiranë dhe Forumin Ekonomik Mbare kombëtar promovojnë para qytetarëve të Kryeqytetit, produktet dhe shërbimet, kryesisht nga sektori i agropërpunimit, me sipërmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe sipërmarrjet e Tiranës.

Një panair dedikuar promovimit të shërbimeve dhe produkteve autoktone Shqiptare, për të çuar shoqërinë e këtij vendi drejt një të ardhme të shëndetshme dhe sa më afër prodhimeve vendase.

Bujqësia dhe siguria ushqimore janë prezente në këtë panair, të cilat janë dy fusha të rëndësishme, që kërkojnë të rritin masivisht çerfikimin e produkteve tona konform standardeve evropiane, që nënkupton më shumë investime në këto sektore.

Mbetet një sfidë reale rritja e konkurueshmërisë të prodhimit vendas, që do të thotë një vlerë e shtuar për produktet “MADE IN ALBANIA” në tregje të reja.

-DHTIT është dhe mbetet e angazhuar, që në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të qëverisë dhe pushtetit vendor të fokusohemi në konkurueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve që ofron sot biznesi, në cilësinë e produkteve dhe sh standardet e sigurisë dhe shëndetit, internacionalizimin dhe marketingun e produkteve etj.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *