Thinking ...
Connect with us

Kosova

E dhimbshme! Momenti kur efektivi i policisë së Kosovës shpërthen në lot kur sheh flamurin e UÇK

Një moment emocional është regjistruar në Prishtinë, gjatë protestave pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Në pamjet e publikuara nga protesta, një efektiv i Policisë së Kosovës shihet duke u përlotur në momentin kur protestuesit vendosin pranë tij flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të UÇK-së.

Polici dhe kolegët e tij ishin vendosur në mbrojtje të zyrave të UNMIK-ut, ndërsa në kryeqytet mijëra qytetarë dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit të Hagës.

Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u dënuan në total me 81 vite burgim.

@atvlive.tvPolici përlotet derisa i vendosen flamuri kombëtar dhe ai i UÇK-së

♬ original sound – ATV LIVE

 

Advertisement