Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i efektivit, publikohen pamjet e drogës në Turqi

Janë publikuar pamjet nga aksioni anti-drogë i kryer nga Policia turke në Aeroportin e Stambollit. Aksion që çoi në pranga dy shqiptarë, efektivin e Policisë Rrugore, Florenc Bicerri dhe ish-komandon Kujtim Çeliku. Në total u gjetën dhe sekuestruan rreth 31.5 kilogramë kanabis që ishte fshehur në dy valixhe pasagjerësh.

Siç duket edhe në video kanë qenë qentë e Policisë ata që kanë nuhatur drogën. Pasi kanë hapur valixhet Policia ka kontastuar dhe lëndën narkotike brenda saj, e cila ishte paketuar në qese plastike.

Burime nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, thane se nga verifikimet e bëra deri më tani rezulton se në momentin që ata kanë kaluar në kontrollin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, nuk kanë patur asnjë valixhe me vete. Florenc Bicerri 27 vjeç dhe Kujtim çeliku, kanë udhëtuar bashkë dhe janë arrestuar bashkë por të dy nuk kanë patur asnjë çantë apo valixhe me vete. Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku e shkarkoi menjëherë nga detyra Bicerrin. Ndaj tij ishte hapur një hetim dispilinor pasi ai nuk ishte kjthyer në detyrë pas lejes 5 ditore që kishte kërkuar.

Si ndodhi arrestimi? Më 15 tetor 2022, në Turqi në një parking kamionësh u arrestuan 3 shqiptarët, Florenc Bicerri, Kujtim çeliku dhe Ardian Qirici. Mediat në Turqi raportuan se janë 3 persona që iu janë gjetur rreth 33 kilogram kanabis. Policia vendosi direkt përjashtimin e Bicerrit ndërkohë që hetimi vazhdon. Si kaloi droga nga Rinasi, kjo është “dilema”.

Advertisement