Politike
Thyhet akulli/ Rama uron ‘gruan e hekurt’
Kryeministri Edi Rama ka uruar Giorgia Melonin për postin e kryeministres së Italisë. Teksa tregonte lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë, Rama e uroi që t’i ecë mbarë.
“Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një shtet të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e vjetër dhe vëllazërore, që gjithmonë ka frymëzuar marrëdhëniet midis tyre. Të ectë mbarë”, shkroi Rama në Twtter.