Kosova
SHBA: Djegiet e veturave në veri të Kosovës, akte kriminale
SHBA-ja i kërkon sërish Kosovës shtyrjen e afatit për targa, i quan akte kriminale djegiet e veturave në veri
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka cilësuar si akte frikacake dhe kriminale djegien e veturave me targa RKS në veri të vendit. Ai gjithashtu, përmes një postimi në Twitter, edhe njëherë i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të shtyjë me 12 muaj afatin për konvertimin e targave.
Që prej 1 shtatorit, në veri të Kosovës janë regjistruar katër raste të djegies së automjeteve, pronarët e të cilave i kanë konvertuar targat nga ato që lëshohen nga Serbia, në legale të Republikës së Kosovës.
Ministria e Pubeve të Brendshme në Kosovë, perms një deklarate, është shprehur se Serbia dhe strukturat “ilegale” në veri, po tentojnë të frikësojnë qytetarët, të cilët po zbatojnë ligjin.
Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targave serbe. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga kjo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.