Connect with us

Politike

A do të jetë Rama në ‘kullë’ kur të vij ‘hasmi’

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të përgjigjet kur është pyetur nëse më 12 nëntor, ditën kur Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare, do të jetë në zyrë apo jo. I ftuar në Real Story, ai tha se grupi i Opozitës e mendon akoma pushtetin me zyra dhe godina.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Këta e mendojnë akoma pushtetin me zyra, me përfaqësimin dhe mandatin qeverisës. Këta meritojnë vetëm neveri dhe përçmim, nuk meritojnë asgjë tjetër, janë ferra nëpër këmbë e shqiptarëve në këtë situatë. 

Do të jeni më 12 nëntor në zyrë?

Edi Rama: Ç’lidhje ka kjo? Nuk jemi këtu duke shkruar këngën e re të Oso Kukës por jemi në një vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të mendohet në këto terma që ‘a do jesh ti në kullë kur të vijë hasmi apo do ia lësh shkjaut’. Kjo gjuhë është e papranueshme. Këto janë gjëra që nuk janë të pranueshme. 

Advertisement