Politike
Deklarata e Berishës në DailyMail, Rama: Pjellë e mbrapshtë
Shërbëtor i së keqes e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, kreun e Rithemelimit, Sali Berishën pas deklaratave të këtij të fundit për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të pasqyruara edhe në britaniken ‘Daily Mail’
“Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë” është pasazhi që ka marrë gazeta Britanike nga deklaratat e ish kryeministrit Berisha.
‘Shqipëria, një vend me vetëm 2.8 milionë banorë, përbën përqindjen më të madhe të të burgosurve të huaj në burgjet britanike dhe shqiptarët kanë dhjetë herë më shumë gjasa të burgosen se mesatarja e personit në MB.
Midis zbulimeve është një dosje e titulluar ‘Të dyshuarit’ që përmban më shumë se 100,000 persona, e kompletuar me fotografi, që grupi i hakerëve pretendon se është marrë nga baza e të dhënave të policisë shqiptare – megjithëse autoritetet e mohojnë këtë.
Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, tha se ky zbulim ka vënë në dijeni bosët e krimit se janë nën vëzhgim dhe tashmë do të largohen nga vendi.
“Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë”, tha ai.’- thuhet në artikullin e Daily Mail.
Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman e cilësoi si ‘pushtim’ nga shqiptarët që përshkrojnë me varka kanalin e Lamanshit. Ajo shtoi se për këtë probklematikë shumë të madhe duhet të gjendej një zgjidhje. Pikërisht për këto akuza, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje duke dhënë shifra e duke thënë se shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Ai kritikoi qëndrimin e Britanisë, sipas së cilit po përdor një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.