Politike
‘Fjala e lirë’, Rama: Do jemi shumë keq
Në fjalën e tij në Forumin e Paqes në Paris, ndërsa Shqipëria ka dorëzuar kërkesën për aderimin në Partneritetin Ndërkombëtar për Informim dhe Demokraci, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë ka jetuar në një periudhë kur media dhe fjala e lirë as nuk ëndërroheshin, referuar diktaturës.
Rama u shpreh se është pesimist për situatën në të cilën ndodhe fjala e lirë momentalisht dhe shtoi se duhet gjetur një ekuilibër. Ndryshe paralajëmroi një situatë të keqe shumë shpejt.
“Kënaqësi që gjendem këtu se që nga disa kohë kam qenë shumë i frustruar nga pamundësia për të përtuar një mënyrë komunikime mes institucionet dhe botës së medias. Pastaj takova Kristofin, mësova për këtë gjë dhe mu duke e shkëlqyer dhe shumë e dobishme me një potencial të madh për të sjellë njerëzit bashkë e për të krijuat një hapësirë ku të gjithë kanë vendin e tyre.
Jetuam në atë që ishte në një vend si Korea e Europës të izoluar nga Perëndimi e Lindja, kurrë nuk ëndërronim për median e lirë.
Në Paris në atë kohë , më kishin refuzuar vizën për në Britani. Përmes një miku këtu arrita të shkruaj një artikull për The Gaurdian.
E kishim çelur shtypin e lirë në Shqipëri. Një xhungël në atë kohë.
Marr një mesazh nga The Gaurdian. mesazhi ishte që duam të flasim me ty nëse jeni u lumtur me titullin që i vëmë ne. Mendova si mund të më pyesin muaj për këtë. Të nesërmen më telefonuan. Titulli ishte më i mirë se ai që i kisha vënë unë. Tha sh pse më pyesni mund ta botonit. Gruaja në anën tjetër më tha nuk funksionon kështu duhet të kontrollojmë çdo detaj me autorin. Sot jetojmë në një botë ndryshe.
Të rregullosh lirinë e fjalës, është sfidë e stërmadhe, sfida e civilizimit tonë, nuk mund të përhapen gënjeshtra si të vërteta. Jam shpresëplotë se diçka do të ndryshojë. Drejtpeshimi, nëse ja një ekuilibër do shpëtojë njerëzimin ndryshe do jemi në një situatë të keqe shumë shpejt. Jam shumë pesimist. Do të doja t’i bëja jehonë krenarisë së Shqipërisë që është shteti i 50 pas SHBA që aplikon”, tha Rama.