Connect with us

Pinknews

Fjoralba Ponari ndan foto me djalin që i ka rrëmbyer zemrën

Kur bëhet fjalë për jetën e saj private, moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, flet shumë rrallë. Mirëpo, fal Instagramit, ajo bën që herë pas here të ndajë ndonjë detajë me fansat e saj.

Fjori ka treguar se prej disa kohësh është e lidhur me një djalë të panjohur për publikun, i cili quhet Françesko. Dyshja i pëlqejnë shumë udhëtimet dhe zgjedhin që herë pas here të “arratisen” nga Shqipëria.

“Me rendesi ne kete jete, eshte te jesh i drejte!”, ka shkruar Ponari, krahas fotos, në të cilën shfaqen bashkë.

Kujtojmë që aktualisht Fjoralba është e angazhuar me “Portokallinë”, ajo e prezanton çdo të diel krah Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut.

Advertisement