Kosova
Veriu ‘i burgosur’ me barrikada, Albin Kurti rri dhe pret
Sot është dita e gjashtë e vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës prej serbëve atje, teksa Kryeministri Albin Kurti vazhdon të presë KFOR-in që t’i heqë ato nga dy rrugët kryesore që çojnë për në dy pikat kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak.
Kryeministri Albin Kurti tha të dielën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare se i ka kërkuar misionit të NATO-s në Kosovë që të garantojë lëvizjen e lirë në veri. – “Ne po presim. KFOR-i po kërkon pak kohë që ta kryejë këtë punë dhe ne po presim”, tha Albin Kurti.
Të martën, i dërguari amerikan Gabriel Escobar, duke folur për çështjen e veriut, tha se duhet të jetë i qartë dhe më pas shtoi se “Kosova do ta ketë Asociacionin” dhe deri në prill të vitit 2023, ai shpreson që të kenë nisur diskutimet për këtë çështje.
Diplomati amerikan tha se serbët në veri “i kanë disa shqetësime legjitime” dhe theksoi se krijimi i Asociacionit është “gjëja më e rëndësishme” që SHBA-ja dëshiron të shohë, teksa ai nuk e ndan shqetësimin e njëjtë me kryeministrin Albin Kurti se Asociacioni do të mund të ishte një “shtet brenda shtetit” si në rastin e Republika Srpskas në Bosnjë e Hercegovinë.
Ndërkohë analistët shtrojnë pyetjen: A po i kërkojnë Escobar dhe Lajçak diçka Kurtit, në këmbim të heqjes së barrikadave në Veri?