Connect with us

Sport

Ish-shoku i skuadrës së Vialit shpërthen në lot

Ndarja nga jeta e Xhianluka Vialit, ka prekur zemrat e shumë fansave të futbollit, por edhe të miqve të tij në fushë edhe jashtë saj.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Sky Sports”, ish-shoku i tij te Sampdoria, Grami Sunes, nuk arriti t’i mbante dot lotët.

“Harrojeni futbollin për një moment. Ai kishte një shpirt kaq të bukur, ishte një njeri kaq i mirë. nuk dua të flas për atë si futbollist, dua të flas për atë si njeri. Nuk e mbaj mend që kur dëgjoj emrin e tij, të flitet për të si njeri, por vetëm si futbollist. Por ai ishte një njeri kaq i mrekullueshëm. Ngushëllimet e mija shkojnë për familjen e tij. Për bashkëshorten, të cilët u bekuan që rrugët e tyre u bashkuan, për fëmijët e tij, të cilët ishin të bekuar që kishin një baba si ai”, u shpreh Sunes.

 

Advertisement