Aktualitet
ARRSH: Në aksin Qafë Thore-Theth vazhdon rënia e ortekëve
ARSH ka dhënë detaje nga situata në terren si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.
Mësohet se gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve, duke sjellë qetësimin e situatës.
NJOFTIMI I ARRSH
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve ✔️duke sjellë një qetësim të situatës📈
🚗Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme📍
⚠️Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës 🛑 dendësia e dëborës mbi 1️⃣m 🏔
🦺Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren 🚜për të mbajtur qarkullimin në normalitet 🛣
⚠️Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮♂️