Connect with us

Politike

‘Mbajeni sekret, kompromentohet siguria kombëtare’

SHBA– Prokurorët që po ndjekin çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që lidhet me dosjen e rusit Oleg Deripaska kanë kërkuar që një pjesë e gjyqit të jetë sekret, pasi nuk të kompromentohej siguria kombëtare. Në dokumentin e shkruar, drejtuar gjyqtarit Jennifer Rearden, të publikuar nga gazetari Klodian Tomorri përmendet vetëm kjo kërkesë.

“I pandehuri ka të drejtë të marrë dhe paraqesë materiale shfajësuese gjatë gjykimit të tij dhe qeveria ka të drejtë të mbrojë materialin e klasifikuar në interesin kombëtar,”- shkruhet në dokument, duke mbështetur kështu kërkesën për mbajtjen sekret të një pjesë që gjyqit.

Në këtë shkresë, nuk përmendet lidhja e McGonigal me Shqipërinë, ç’ka nënkupton se lidhjet e ish-agjentit me kryeministrin Edi Rama do të diskutohen në seanca të hapura, ku dhe mediat kanë akses dhe informacioni do të publikohet më vonë.

Postimi:

Gjasat jane qe Carli te kete bere shume deme. Sot prokuroret e ceshtjes ruse i kane kerkuar Gjykates, qe nje pjese e gjyqit te jete sekret pasi ka informacione qe do te kompromentonin sigurine kombetare. Per ceshtjen shqiptare nuk eshte kerkuar procedure sekrete. Te pakten deri tani. Miku ne anglisht, former miku ne shqip.

Komisioni i Posaçëm është mbledhur për të diskutuar dosjen që alarmuar drejtësinë amerikane. Një ditë më parë, Kryetarja e Konferencës së GOP të Dhomës së Përfaqësuesve, Elise Stefanik tha se do tu shkojnë hetimeve deri në fund.

Ç’ndodhi me dosjen e McGonigal?

Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. Në dosje shkruhet e zeza mbi të bardhë se McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, duke pretenduar se nuk ka dijeni për asgjë, por që nga momenti i publikimit të dosjes dhe deri më sot, lidhur me ngjarjen nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasada Amerikane. Ndryshe nga shumë herë, ambasadorja Yuri Kim ka zgjedhur që të heshtë.

Advertisement