Politike
Rama uron 22 Nëntorin: Shkronjat shqipe, simbol i kujtesës dhe së ardhmes së kombit
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka zgjedhur të kujtojë rëndësinë e kësaj date për historinë dhe identitetin kombëtar, duke i cilësuar shkronjat shqipe si simbol të kujtesës dhe të së ardhmes së kombit.
“Në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
22 Nëntori shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit, i cili në vitin 1908 hodhi bazat e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe.