Connect with us

Kosova

Marsi firmos, marsi vulos/ Kurti gati për marrëveshjen dhe takimin me Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pritet të takohen, pasi të dy tashmë e kanë pranuar propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është intensifikuar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve të cilët po bëjnë përpjekje që kryeministri Kurti dhe presidentin Vuçiç ta nënshkruajnë marrëveshjen që të dyja palët tashmë e kanë pranuar.

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak erdhi në Prishtinë më 6 shkurt dhe në një drekë pune me kryeministrin Albin Kurti, nga ky i fundit e mori përgjigjen e kërkuar për propozimin europian. Kurti e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kryeministri Albin Kurti e ka përmendur fundin e marsit si afat për nënshkrimin e marrëveshjes dhe Qeveria në Prishtinë e ka këtë pritje. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e konfirmoi këtë në një intervistë për “Euronews Serbia” më 12 janar, ku u pyet edhe nëse është reale ky afat.

“Sa është reale është një pyetje tjetër, por marrëveshja e nënshkruar, pra e arritur më 23 nëntor, caktoi afatin se kur duhet mbajtur mbledhja e radhës e grupit special për normalizimin në Kosovë dhe BE. Prandaj, tashmë është rënë dakord që takimi të bëhet në fund të muajit mars” – tha Bislimi

 

Advertisement