Kosova
‘Nobel’ për Kurtin e Vuçiç/ “Kryeministri vulos kapitullimin’
Sipas analistit Afrim Kasolli, Kryeministri i Kosovës po nënshkruan kapitullimin e tij politik.
Sipas Kasollit, Albin Kurti do të vazhdoje të jetë drejtues i qeverisë dhe do ketë ndikim politik, por me nënshkrimin e marrëveshjes me Vucic, ai po varros kauzat e tij politike që i ka propaganduar se i mbron ndër vite.
“Nocioni Vetëvendosje, thirrjet për ndërprerje të negociatave me Serbinë dhe për hapje me Shqipërinë për bashkim kombëtar, me një të rënë të lapsit përfundojnë në “koshin e pleherave të historisë” – shkruan Afrim Kasolli
Për analistin, “Ato do të kujtohen dhe mësohen në të ardhmen si shembull shkollor se si përdoret propaganda për të ardhur në pushtet”
Duke shtrydhur deri ne pikën e fundit ironinë, Kasolli u shpreh: Gjeneratat e ardhshme që do të merren me studimin e këtyre fenomeneve në kuadër të dijeve humane, shkencave politike, filozofisë etj dhe do kenë si referencë këtë rast për të ilustruar kërkimet e tyre akademike mbi efektet e manipulimit politik.
Doke folur mbi takimin Kurti-Vucic, analisti politika Kasolli tha se për Albin Kurti, tani më partneri kryesor për të ardhmen e Kosovës do të jetë presidenti serb dhe në funksion të këtij qëllimi është planifikuar një ceremoni glamuroze në Paris. Mbase për të kënaqur egon e tij “aristokratike”.
Ndërkohë, në kuadër të shkopit joshes, spekulohet se nuk është përjashtuar as ndarja e çmimit Nobel në muajin nëntor, për të dhe Vuçiç