Connect with us

Horoskopi

Femrat që u përkasin këtyre shenjave nuk harrohen lehtë

Çdokush ka një person që ka lënë shenjë në jetën e tij, qoftë pozitivisht, qoftë negativisht. Fakti është se do i kujtojmë gjithnjë këta persona edhe pas shumë vitesh, sepse na kanë mësuar diçka. Këto janë gratë e zodiakut që lënë gjithnjë shenjë tek burrat me të cilët kanë patur një lidhje dashurie:

Luani: Janë vajza dhe gra krijuese, bujare, të dashura dhe miqësore dhe të gjitha këto karakteristika e bëjnë të jetë një partnere ideale, të cilat lënë një shenjë. Janë të lindura në dramë, por dinë si ta drejtojnë lidhjen pa e komplikuar dhe do jenë pa dyshim të paharrueshme, sepse zakonisht kanë një sens të lindur humori që të gjithë do donin  ta kishin pranë.

Akrepi: Gratë dhe vajzat Akrep janë shumë të sinqerta dhe do thonë gjithçka që mendojnë, në mënyrë shumë të hapur, pa nënkuptime, sepse dinë si të shprehen në mënyrën më të mirë, pa lënduar askënd. Atyre u pëlqen të vënë në dukje detajet, t’i jepen tërësisht partnerit dhe, siç mund ta imagjinosh, janë të paharrueshme.

Shigjetari: Vajzat dhe gratë Shigjetar duan t’i shijojnë gjërat e thjeshta në jetë. Çdo gjë në rrugëtimin e tyre ka rëndësi dhe ajo bëhet kështu sinonim i aventurës, shkruan living. Shigjetaret kanë një ndër personalitetet më të këndshme të zodiakut: kanë shpirtin e një fëmije, diçka shumë e bukur dhe e pastër, ndaj është e pamundur të harrosh një Shigjetar.

Horoskopi

Do të dini të jeni shumë të zgjuar dhe strategjik dhe do të keni mundësi të përfitoni nga…

Dashi

Kjo është një periudhë shumë e mirë për të rigjetur dashurinë dhe shpirtin binjak. Më në fund do të ndiheni gati për të lënë mënjanë të gjitha keqkuptimet që keni patur në të kaluarën, për të rivendosur harmoninë dhe stabilitetin në të gjitha raportet. Bashkëpunime dhe miqësi të reja janë shumë të favorshme.

Demi

Nëse nuk jeni të sigurtë për një marrëveshje të disa kohëve më parë, ky është momenti më i mirë për të hequr dorë nga çdo kompromis dhe për të gjetuer strategjitë më të mira të cilat do ju lejojnë që të merrni rezultate më të mëdha. Kjo e enjte, mundëson takime të frytshme.

Binjakët

Do të arrini të tregoni se keni kurajo dhe karizëm, sidomos në vendin e punës, ku do të keni mundësi të mbyllni një çështje shumë të rëndësishme. Në dashuri do të rigjeni sigurinë dhe stabilitetin e humbur në të kaluarën, ndaj jini sa më romantik dhe mos hiqni dorë nga mundësitë për të përforcuar një histori.

Gaforrja

Parashikohet një mesjavë e cila do ju gjejë tejet të acaruar, ndoshta për shkak të keqkuptimeve të vogla në vendin e punës. Mos e humbni asnjëherë përqendrimin dhe qetësinë, pasi ndonëse mund të keni të drejtë për disa çështje, rrezikoni të kaloni në anën e gabuar.

Luani

Do të dini të jeni shumë të zgjuar dhe strategjik dhe do të keni mundësi të përfitoni nga humori dhe intuita juaj e mirë, për të zgjidhur disa problematika në vendin e punës. Disa konflikte mund të kalohen lehtësisht, në sajë të kompromiseve të mira. Në dashuri, shmangni sa më shumë tensionet.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë interesante për të rikthyer stabilitetin në jetën tuaj, duke nisur nga raportet ndërpersonale, do të mund ti jepni një drejtim tjetër gjithë atyre historive që nuk ju kënaqin më. Në vendin e punës, parashikohet të merrni role të reja.

Peshorja

Ky është momenti më i mirë për të riorganizuar totalisht rutinën tuaj të përditshme. Do të jeni krijues dhe nuk do të keni limite, pasi në këto momente intuita juaj do ju lejojë që të arrini synime të mëdha.

Akrepi

Shmangni absolutisht shfaqjet negative dhe pesimiste, pasi pikërisht kur nuk e prisni, mund të arrini në strategji të mëdha suksesi. Në dashuri do të ndiheni të pamotivuar dhe kjo për shkak të një zhgënjimi të fortë të së kaluarës. Megjithatë, ky është momenti më i mirë sa i takon ndjenjave, ndaj mund të rikuperoni.

Shigjetari

Parashikohet një ditë gjatë së cilës duhet të diskutoni qetësisht lidhur me çështjet e mbetura pezull prej kohësh. Duhet të jeni më të kujdesshëm me shpenzimet dhe të shmangni sforcimet e tepërta fizike.

Bricjapi

Në këtë moment jeni në kërkim të një personi i cili di të kuptojë nevojat dhe ndjenjat tuaja, ndaj mos u dekurajoni, por shikoni mirë përreth pasi mundësitë e mira nuk do të mungojnë. Në vendin e punës parashikohen propozime të reja interesante.

Ujori

Parashikohet një ditë e cila do të jetë tejet produktive dhe dinamike, sidomos sa i takon jetës profesionale. Kjo e enjte kërkon që të jeni më të kuptueshëm në familje dhe në dashuri, pasi ka disa çështje që duhen sistemuar.

Peshqit

Kjo është një periudhë e rëndësishme për të rizbuluar veten dhe emocionet tuaja, ndaj përfitoni për të riparë natyrën e marrëdhënies suaj. Në vendin e punës do të ndërmerrni një rrugëtim të rëndësishëm, ndaj duhet të jeni të gatshëm për tu përkushtuar maksimalisht, në mënyrë që të merrni atë që dëshironi.

Continue Reading

Horoskopi

Duhet të mundoheni të frenoni sa më shumë impulset tuaja, pasi në këtë moment…

Dashi

Ka disa keqkuptime të cilat janë shtuar dhe për këtë arsye, nuk keni pasur kohë të mendoheni për lodhjen e akumuluar gjatë javëve të fundit. Do të jeni shumë të zënë me punë, por në këtë moment duhet të mundoheni që të përcaktoni më qartë çështjet më urgjente dhe të pushoni më shumë.

Demi

Kjo ditë do ju gjejë të çlodhur dhe optimist dhe kjo edhe në sajë të lajmeve të mira të cilat do ju lejojnë që të punoni me më shumë qetësi. Në dashuri, këshillohet që të jeni më spontan.

Binjakët

Mundohuni të jeni të kujdesshëm dhe të kontrolloni më mirë emocionet tuaja. Kjo pasi vetëm nëse tregoheni diplomat do të arrini të shmangni disa konflikte të ndezura në familje ose në punë.

Gaforrja

Duhet të qartësoni mirë se cilat janë aktivitetet që keni në plan të zhvilloni këtë vjeshtë. Duhet të përcaktoni mirë prioritetet tuaja dhe sfidat që duhet të kaloni. Në dashuri duhet të jeni më të sigurtë dhe të vendosur.

Luani

Duhet të mundoheni të frenoni sa më shumë impulset tuaja, pasi në këtë moment ka disa diskutime të cilat duhet të zgjidhen me kujdesin maksimal. Zhvillime interesante dhe pozitive do të ketë në dashuri.

Virgjëresha

Parashikohet një mesjavë interesante për të ripërkufizuar disa vendime të marra në të kaluarën. Kjo e mërkurë ju fton të planifikoni deri në detaje projekte të reja të cilat keni ndërmend që ti çoni përpara gjatë muajve të ardhshëm. Në dashuri mund të rigjeni stabilitetin, por vetëm nëse do të përkushtoheni maksimalisht në jetën tuaj në çift.

Peshorja

Në këtë moment po mundoheni ende që të përshtateni me disa ndryshime që kanë ndodhur në raportet tuaja. Do të jeni të tensionuar, por kjo gjë nuk duhet t’iu pengojë në rigjetjen e qetësisë dhe harmonisë që keni humbur prej kohësh. Çështjet e biznesit janë mjaft të favorizuara.

Akrepi

Ka disa tensione të cilat nuk do ju lejojnë që të jetoni me qetësinë e duhur disa lidhje të nisura prej pak kohësh. Duhet të merrni më shumë kohë për të rigjetur sigurinë dhe për të sqaruar të gjitha dyshimet tuaja. Në vendin e punës do të jeni mjaft karizmatik.

Shigjetari

Mund të merrni disa mesazhe të dyshimta nga një person që e njihni prej kohësh. Mundohuni të qartësoni ndjenjat tuaja dhe të mos jeni shumë impulsiv. Duhet të mateni mirë, para se të bëni disa shpenzime.

Bricjapi

Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të jeni tejet aktiv dhe të qetësuar nga pikëpamja emocionale. Parashikohen konfirmime të rëndësishme për të zyrtarizuar një histori të rëndësishme dashurie.

Ujori

Gjatë kësaj dite parashikohen disa zgjedhje të rëndësishme të cilat do ju lejojnë që të pranoni ose jo, një rol të rëndësishëm profesional. Kjo e mërkurë parashikohet mjaft pozitive nga pikëpamja sentimentale, ku mjaft të favorizuara janë takimet e reja.

Peshqit

Përpiquni të planifikoni një arratisje romantike ose disa momente për ti kaluar në qetësi me familjen ose partnerin/en. Ka disa negociata në zhvillim të cilat ju bëjnë nervoz. Megjithatë mundohuni të mos dekurajoheni, pasi parashikohen përgjigje të mëdha.

Continue Reading

Horoskopi

Mos lejoni që ankthi dhe nervozizmi juaj në dashuri të përcillet edhe në raporte të tjera delikate

Dashi

Orët e para të mëngjesit do ju gjejnë më të gjallë dhe energjik dhe për këtë arsye do të arrini të çoni deri në fund të gjitha ato çështje që i keni lënë pezull gjatë javëve të fundit. Edhe në dashuri mund të riktheheni në lojë, por duhet të jeni të gatshëm që të hapeni pa u druajtur dhe për të treguar anën tuaj më të ëmbël.

Demi

Jini luftarak dhe mos kini frikë që të mbroni mendimet dhe idetë tuaja, pasi vetëm duke u treguar të vendosur dhe autoritar do të arrini të motivoni kolegët tuaj që të ndjekin nismat tuaja. Në dashuri, duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Binjakët

Në këtë moment është e rëndësishme që të bëni më shumë qartësi mendore për të rirregulluar të gjitha angazhimet tuaja, duke i dhënë prioritet çështjeve më urgjente. Në mbrëmje mundohuni të mos lini pas dore dashurinë dhe familjen. Sa i takon investimeve bëni kujdes.

Gaforrja

Mos jini të dekurajuar dhe pesimist, pasi pavarësisht ngadalësimit të një projekti tuaj, i keni të gjitha mundësitë për të arritur rezultate të mëdha. Parashikohen mundësi shumë të mira për të dalë nga rutina juaj e përditshme dhe për të qenë më dinamik.

Luani

Kjo javë do ju gjejë mjaft romantik dhe të gatshëm në dashuri dhe kjo në sajë të konfirmimeve që keni marrë së fundmi nga ana e një personi, të cilin e keni përzemër. Në vendin e punës jini më bashkëpunues, pasi intuita juaj do të rezultojë fituese.

Virgjëresha

Kjo ditë ju fton që të pranoni sugjerimet e miqve dhe kolegëve, pasi në këtë moment do të keni nevojë për ndonjë stimul më shumë për të përmbyllur me sukses një projekt të ri. Vendosmëria që keni do ju lejojë që të forconi të gjitha lidhjet tuaja.

Peshorja

Mundohuni që ta keni mbrëmjen të lirë për tu relaksuar dhe për të kaluar më shumë kohë cilësore bashkë me familjen ose partnerin/en, në mënyrë që të sheshoni largësinë e krijuar. Në vendin e punës nuk do të mungojnë momentet e tensionit, ndaj jini të kujdesshëm ndaj debateve tejet të ndezura të cilat mund të ndikojnë negativisht në humorin tuaj.

Akrepi

Kjo e martë do të jetë mjaft intensive nga pikëpamja emotive, ku do të riktheheni të jeni mjaft tërheqës dhe karizmatik dhe kjo gjë do ju lejojë që të bëni për vete disa persona. Në vendin e punës do të jeni të rrethuar nga aleatë të vlefshëm.

Shigjetari

Shmangni debatet e kota në vendin e punës, sidomos nëse jeni në kërkim të marrëveshjeve të reja, të cilat do ju lejojnë të shprehni më mirë krijimtarinë dhe talentin tuaj. Për të rigjetur ekuilibrin në raportin tuaj, duhet të jeni të gatshëm që të pranoni disa kompromise.

Bricjapi

Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të vini në vijë disa projekte të cilat i keni zvarritur prej kohësh. Këshillohet që të ndiqni disa këshilla të vlefshme nga disa persona që i keni afër, sidomos nëse jeni konfuz në dashuri.

Ujori

Po kaloni një fazë të rëndësishme transformimi, megjithatë duhet të jeni të gatshëm të vini në pah gjithë bagazhin tuaj. Sjellja juaj do të bëjë që të merrni më shumë përgjegjësi në vendin e punës.

Peshqit

Mos lejoni që ankthi dhe nervozizmi juaj në dashuri të përcillet edhe në raporte të tjera delikate, pasi mund të ushqejë tensione shumë të mëdha. Kjo e martë nxjerr në pah guximin në vendin tuaj të punës.

Continue Reading

Horoskopi

Horoskopi javor nga Paolo Fox

Horoskopi i Paolo Fox për javën nga 10 deri në 16 qershor 2024 do t’ju lejojë të zbuloni paraprakisht se çfarë kanë rezervuar planetët për ditët në vijim, shenjë pas shenje.

Kush do të jetë i preferuari i yjeve dhe kush do të duhet të armatoset me guxim dhe të përballet me sfidat e qiellit?

Do ta zbuloni në rreshtat e mëposhtëm, duke lexuar pasqyrën javore astrologjike të përgatitur nga Paolo Fox, astrologu shumë të ndjekur italian, përkthyer nga noa.al.

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox java do të nisë me këmbë të mbarë. Në fakt, të hënën dhe të martën do të keni në një aspekt të favorshëm Hënën, Diellin, Jupiterin, Venusin dhe Mërkurin. Premton të jetë një 48 orësh triumfator, nga çdo këndvështrim. Dy ditët e vetme të këqija do të jenë e shtuna dhe e diela, sepse Hëna e kundërt mund t’ju shkaktojë shumë debate ose pengesa.

Demi

Të hënën dhe të martën Hëna në kuadraturë mund të krijojë disa pengesa të vogla, disa bezdi që do t’ju duhet t’i kapërceni me shumë qetësi dhe durim. Fatmirësisht të mërkurën ylli i bardhë do të kthehet në favorin tuaj dhe do të qëndrojë i tillë për dy ditë. Pjesa qendrore e javës do jetë veçanërisht stimuluese, si në punë ashtu edhe në dashuri.

Binjakët

Nga e hëna në të martë dy ditë shumë premtuese, veçanërisht në dashuri. Ata që kanë pak kohë janë beqarë duhet të përfitojnë nga kjo, të dalin dhe të njohin njerëz të rinj. Të mërkurën dhe të enjten Hëna në disonancë mund të shkaktojë disa momente tensioni, një vonesë ose një pengesë të bezdisshme. Fundjavë interesante.

Gaforrja

Me kalimin e ditëve do të bëheni gjithnjë e më të fortë dhe të favorizuar nga yjet. E mërkura dhe e enjtja do të jenë dy ditët më intriguese, veçanërisht në dashuri. Mes rikthimeve dhe dashurisë së papritur me shikim të parë, ju presin momente emocionuese. Vetëm mes të shtunës dhe të dielës mund ta gjeni veten me pak më shumë lodhje ose një hënë të keqe.

Luani

Siç tregohet nga horoskopi i Paolo Fox, java juaj do të fillojë me kalimin e Hënës në shenjën tuaj. E hëna dhe e marta do të jenë dy ditë shumë fitimprurëse si për të çuar përpara projekte të reja pune, ashtu edhe për t’iu përkushtuar dashurisë dhe sqarimit të gjërave me dikë. Do të jetë një javë e qetë: e vetmja e metë do të përfaqësohet nga Marsi në disonancë. Mundohuni të mos e neglizhoni shumë aftësinë fizike.

Virgjëresha

Të mërkurën, të enjten dhe të premten në mëngjes Hëna do të kalojë në qiellin tuaj: do të keni një dozë të mirë energjie dhe vitaliteti shtesë. Në këto ditë duhet të përqendroni angazhimet tuaja më të rëndësishme, takimet e punës apo të dashurisë. Për shkak të tranzitit të ri të Marsit në Demi do të filloni të rikuperoheni nga pikëpamja psikofizike.

Peshorja

Pritet të jetë një javë shumë premtuese. Konfirmimet, përgjigjet, rinovimi i një kontrate janë rrugës. Lajmet do të vijnë, edhe pse jo në kohën që prisnit. Fundjava do të jetë plot dashuri, emocione të bukura, takime të reja dhe projekte kreative, në sajë të Hënës në shenjën tuaj: mos e kaloni kohën të mbyllur në shtëpi.

Akrepi

Të hënën dhe të martën do të duhet të përballeni me një Hënë në aspekt të kundërt. Mund të ndiheni shumë nervozë, me gjakftohtësi ose të përballeni me disa pengesa të vogla. Asgjë serioze. Në realitet, periudha nuk është aspak negative, por mund të shihet si periudha e rikuperimit. E mërkura dhe e enjtja janë dy ditët më të mira të javës. Nëse keni një takim të rëndësishëm biznesi apo një takim dashurie, duhet të synoni për pjesën qendrore të javës.

Shigjetari

Sipas horoskopit të Paolo Fox java do të nisë mjaft mirë. Të hënën dhe të martën, në fakt, Hëna tek Luani do t’ju mbushë me energji dhe qartësi mendore. Shfrytëzoni këto ditë sa më shumë, për t’u rikuperuar në punë, nëse këto ditët e fundit ka pasur tensione dhe diskutime të ndryshme. Të mërkurën dhe të enjten, megjithatë, e kundërta Hëna mund të krijojë sërish kaos, apo disa keqkuptime: do të nevojitet kujdes i dyfishtë. Fundjavë rikuperimi.

Bricjapi

Të mërkurën, të enjten dhe të premten në mëngjes do ta keni hënën aktive dhe Marsin në aspekt të shkëlqyer: nëse keni çështje të rëndësishme për t’u marrë, do të duhet të takoni dikë që mund të ketë një peshë të caktuar në jetën tuaj, duhet të fokusoheni në këto ditë. Të shtunën dhe të dielën mund të lindin probleme të vogla në dashuri ose në familje: jini të kujdesshëm.

Ujori

Të hënën dhe të martën, hëna në kundërshtim mund të acarojë vrullin tuaj, dëshirën për t’u rebeluar kundër gjithçkaje dhe të gjithëve: jini të matur. Për fat, duke filluar nga e mërkura do të gjeni më shumë qetësi. Javë fitimprurëse për të çuar përpara projekte ambicioze ose për të rizgjuar një ndjenjë që duket e fjetur. Favorizohen takime të reja gjatë fundjavës.

Peshqit

Një javë tjetër për t’iu qasur me kujdes, më pas nga data 17 qershor gjërat do të fillojnë të përmirësohen gradualisht. Të mërkurën, të enjten dhe të premten në mëngjes, Hëna në kundërshtim mund të shkaktojë tension të thellë nervor, disa pengesa irrituese ose pak lodhje. Fundjavë rikuperimi. Duhet të gjeni pak kohë për dashurinë.

Continue Reading

Horoskopi

Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje

Dashi

Kjo dite do jete me e qete sesa duhet për ata qe janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do rrini ne heshtje dhe asnjeri nuk do flasë. Kujdes sepse edhe qetësia e tepërt mund te sjelle probleme. Beqaret do marrin një propozim nga dikush qe para disa kohesh e kana pasur inat. Mendohuni mire para se ta refuzoni. Financat do jene te mira, por mos kryeni shpenzime te kota.

Demi

Jupiteri do jete aleati juaj ne jene sentimentale dhe gjithçka do shkoje me se miri. Komunikimi do jete i mire dhe pasioni ne mbrëmje do te rindizet. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe jo te kërkojnë “gjilpërën ne kashte”. Askush nuk është perfekt. Te ardhurat nuk do jene aspak problematike dhe do shpenzoni me qetësi për ato qe iu duhen.

Binjaket

Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për shume gjera me partnerin dhe kjo do sjelle here pas here debate. Beqaret duhet t’i marrin me seriozisht propozimet qe do iu bëhen, jo te tallen. Perspektivat financiare do jene te mira. Ne këtë sektor mund te jeni shume te qete. Nëse keni marre para hua është koha për t’i shlyer.

Gaforrja

Planetët do iu mbështesin gjate gjithë kohës sot dhe jeta ne çift do jete me entuziazmues se me pare. Do flisni hapur për gjithçka pa menduar sesi do reagoje ai. Beqaret do njohin dike interesant gjate një feste pune apo ne ndonjë party me miqtë e ngushte. Ne planin financiar mund te keni ndonjë mini-krize. Tregohuni te vëmendshëm dhe merrni masa para se gjendja te përkeqësohet.

Luani

Te dashuruarit nuk duhet te qahen aspak gjate kësaj dite. Partneri do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme ne mënyrë qe ju te ndiheni edhe me mire. Beqaret do jene joshës dhe do e kenë me te lehte te bëjnë për vete disa persona. Do e kenë ata mundësinë e zgjedhjes. Financat duhen menaxhuar me më shume kujdes dhe rigorozitet për te mos pasur probleme.

Virgjeresha

Lidhja juaj do kaloje një dite te stuhishme dhe te mbushur me debate. Mos kërkoni me ngulm qe partneri te beje gjithmonë atë qe doni ju sepse nuk keni për te arritur askund. Beqaret nuk duhet te fiksohen pas personave qe kane një angazhim tjetër sepse do lëndohen dhe do lëndojnë edhe një te trete. Financat nuk do kenë asnjë lloj problemi.

Peshorja

Atmosfera ne çift gjate kësaj dite do varet nga sjellja qe ju keni pasur kohet e fundit me partnerin. Nëse komunikimi dhe bashkëpunimi ka mbizotëruar gjithë këtë kohe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Beqaret duhet te mendohen mire para se te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse do bëni gabime.

Akrepi

Venusi do e mbroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush dhe te dashurit tuaj te zemrës. Do e toleroni me tepe rate dhe do i respektoni disa vendime. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm sepse mundësitë për takime thuajse do mungojnë. Financat do jene te begata. Do arrini te shpenzoni aq sa doni dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

Shigjetari

Do e keni te thjeshte te flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret nuk duhet te dëgjojnë ato qe do iu thonë te tjerët, por te reflektojnë dhe te bëjnë zgjedhjet e duhura. Ne planin financiar do bëni investimet e nevojshme dhe shume shpejt ky sektor do jete goxha me i mire se tani.

Bricjapi

Ka rrezik qe çështjet financiare te sjellin debate te forta ne çift gjate kësaj dite. Mendoni te mos i përzieni shume ato nëse doni te keni një jete me te qete. Beqaret do gjenden përballë disa zgjedhjeve, prandaj duhet te mendohen mire para se te bëjnë te duhurën. Ne planin financiar duhet te bëni çmos qe te dilni nga situata e vështirë ku jeni futur.

Ujori

Do kaloni momente shume te këndshme dhe te mbushura me emocione sot pranë atij qe dashuroni. Edhe pse nuk do ketë shume kohe ne dispozicion ai do mundohet t’ua beje qejfin. Beqaret do jene te paduruar dhe mund te fillojnë lidhje me persona qe ne fakt nuk iu përshtaten shume. Financat serish nuk do jene te qëndrueshme. Beni kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje sot jetës suaj ne çift dhe t’ia shprehni partnerit ndjenjat. Vetëm ne këtë mënyrë ai do e kuptoje se çfarë ndjeni me te vërtetë për te. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri, por do kaloje një dite te mrekullueshme fale surprizave te miqve te ngushte. Ne planin financiar mos ëndërroni te bëni shpenzime marramendëse sepse do keni vështirësi me pas.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING