Kronike
Konflikti i çastit që çoi në dy viktima, policia jep detajet
Te shtëna me armë zjarri janë shënua pasditen e sotme në Kavajë ku kanë humbur jetën dy persona.
Gjatë një konflikti të çastit në një lokal në qendër të Kavajës kanë mbetur pas jetë Altin Rexha dhe Edmond Goxha
Konflikti mes tyre ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, ndërsa bëhet me dije se të dy viktimat janë me precedent kriminal.
Polica dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e rrethanave.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.