Connect with us

Aktualitet

KQZ miraton listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë të 4 partive politike

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjatë një seance publike të mbajtur ditën e sotme ka miratuar listat shumëemërore të 4 partive politike për kandidatët e tyre në këshillin bashkiak në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Në përfundim të shqyrtimit, KQZ miratoi listat e kandidatëve të partive politike për këshillat bashkiakë si më poshtë:

Partia “Balli Kombëtar” për bashkitë Durrës, Lezhë, Tiranë.

Partia “Fryma e Re Demokratike” për bashkitë Korçë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz, Durrës dhe Lezhë.

Partia “Agrare Ambjentaliste”, për bashkitë Tiranë, Lezhë, Kamëz, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Shkodër, Vlorë, Lushnjë dhe Korçë.

Partia “Nisma Thurje”, për bashkitë Tiranë dhe Korçë.

Ndërkohë, ende nuk janë miratuar listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të PS, PD-së dhe koalicionit Meta-Berisha, subjekte politike që ditë më parë dorëzuan listën me kandidatët për kryebashkiakë dhe këshillat e bashkive të vendit. Mes këtyre 3 subjekteve zgjedhore, vetëm Partia Demokratike nuk ka arritur të nxjerrë kandidatë për të gjitha bashkitë e vendit.

Advertisement