Connect with us

Pinknews

Homazhet për Avni Mulën/ Artistët shqiptarë: Do të mbetet ikona e muzikës së vërtetë shqiptare

Pranë Akademisë së Arteve që prej orës 11:00 kanë nisur homazhet për nder të kompozitorit të madh, Avni Mula, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 92-vjeçare.

Për emisionin “Shqipëria Live” kanë folur shumë artistë të skenës muzikore, duke kujtuar momente të ndryshme me “Artistin e Popullit”.

Homazhet për Avni Mulën/ Artistët shqiptarë: Do të

Kompozitori i njohur, Robert Radoja, e nisi fjalën e tij me një shprehje: “U shkrep një shkëmb nga mali”.

“Ka qenë një njeri tepër i rrallë që i ka falë gjithë shpirtin e vet kombit. E kam patur mësues. E kam pas shok, mik, prind, gjithë jetën. Ka bërë të pavdekshme krijimtarinë e tij”, tha Radoja.

Homazhet për Avni Mulën/ Artistët shqiptarë: Do të

Ndërkohë këngëtari i njohur, Kozma Dushi, u shpreh se Avni Mula ka krijuar këngë të mrekullueshme, njëra më e bukur se tjetra.

“Kam patur fatin që të këndoj këngë të tij. Do të mbetet ikona e muzikës së vërtetë shqiptare”, tha Dushi.

Homazhet për Avni Mulën/ Artistët shqiptarë: Do të

Ndërkohë tenori i njohur, Kastriot Tusha, e quajti Avni Mulën një baritor që e donte skena. Sipas tij, ai ishte shumë dimensional.

“Avni Mula ishte një dashamirës për talentet e reja. Në familjen e Mulës dhe të Çakos, shumë studentë kanë ngrënë bukë në familjet e tyre. Të rrojmë e ta kujtojmë, udhërrëfyes për brezin e ri”, tha Tusha.

 

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *