Connect with us

Bota

Grabiti disa argjendari, dënohet me burg shqiptari në Francë

Një shqiptar është dënuar me tetë muaj burg pasi akuzohet se ka kryer një seri vjedhjesh. Ai u shpall fajtor për 13 vjedhje të cilat i ka kryer gjatë periudhës mes majit 2019 dhe shkurtit të vitit 2023, në Puy-de-Dôme, Loire, Haute-Loire dhe Ain.

Shqiptari vidhte kryesisht bizhuteri dhe para. Para Gjykatës Penale të Clermont-Ferrand, ai vetë mohoi të kishte lidhje me ngjarjet në fjalë, por gjurmët e ADN-së që u gjetën në vendngjarje, e faktonin një gjë të tillë.

Tashmë shqiptari do të vuajë dënimin dhe në përfundimin e tij do të dëbohet drejt Shqipërisë. Të riut nuk do t’i lejohet të shkelë në Francë për 10 vite.

Advertisement