Bota
AXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/10/2020
DETROIT (SHBA) – Obama bën fushatë në mbështeje të Biden.
SHBA- Trump në fushatë në Pensilvani.
BERLIN (Gjermani) – Hapja e aeroportit ndërkombëtar Berlin Brandenburg pas nëntë viteve shtyrje.
PEKIN (Kinë) – Java e modës.
GJEORGJI – Zgjedhje legjislative.
ISLANDË – Hyjnë fuqi kufizimet e reja kundër COVID-19.
SLLOVAKI – Fillon një fushatë për depistimin e koronavirusit në mbarë vendin.
LISBONË (Portugali) – Këshill i jashtëzakonshëm i ministrave për të vendosur mbi masat e reja të kontrollit të pandemisë.
GRENADE (Spanjë) – Manifestim kundër masave kufizuese antikoronavirus.
BERLIN (Gjermani) – 100-vjetori i lindjes së fotografit amerikan, Helmut Newton.
atsh/
Bota
Athina paralajmëron aksion diplomatik për “provokimet nacionaliste” në Ballkan
Mbrëmjen e djeshme në versionin anglisht të gazetës konservatore greke, “Kathimerini” është shfaqur një editorial i shkurtër nën titullin: Roli i Perëndimit. Teksa vë në dukje faktin se aderimi në “familjen perëndimore” ka disa kërkesa specifike, drejtuesit e gazetës nënvizojnë se i takon liderëve europianë dhe të SHBA që: “të bëjnë këto terma të qartë për ata që ende peshkojnë në ujërat e turbullta të nacionalizmit të shekullit të shkuar”
Sipas të njëjtit editorial Ballkani mbetet një çështje që e shqetëson Perëndimin për faktin se ndodhet në kryqëzimin e një lufte në Europë.
Mesazhi shkon patjetër për Shkupin zyrtar dhe lodrat e presidentes së re që nuk pranon të përmendë emrin kushtetues të vendit të vet, që u korrektua pas Marrëveshjes së Prespës. Por nuk mund të mos ketë aty edhe një paralajmërim për Shqipërinë, që ka ngritur një Flamur nacionalizmi së fundmi duke provokuar diçka që nuk gjen shpjegim racional në marrëdhëniet mes dy vendeve.
A do të mundet Greqia të ngrejë një ndjeshmëri diplomatike në Perëndim për shqetësimet e veta me dy fqinjët e vet? Kjo mbetet ende për t’u parë, por nga një optikë strikt e taktikës, qëndrimet e presidentes maqedonase japin material që të dyja çështjet të bashkohen nën emëruesin e nacionalizmit për të kërkuar mandej shqyrtimin e tyre si çështje europiane.
Bota
Një burrë plagos me thikë disa kalimtarë, policia rrethon zonën, panik te qytetarët
Një burrë me thikë sulmoi kalimtarët në qytetin zviceran të Zoffingen të mërkurën.
Bëhet me dije se të paktën dy persona janë lënduar. Siç raportohet mes të plagosurve është dhe një grua shtatzënë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu raportohet se shkolla është evakuar si masë paraprake dhe fëmijët janë të gjithë të sigurt. Ndërkohë i dyshuari ndaj sulmit me thikë është arrestua.
Bota
“Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim”/ Reagon Putin për atentatin ndaj kryeministrit sllovak
Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico mesditën e së mërkurës si një krim monstruoz. Gjithashtu Putin tha se e njeh kryeministrin sllovak si në njeri të guximshëm dhe me mendime të fuqishme dhe shpreson që këto cilësi ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë.
“Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim monstruoz. Unë e njoh Robert Fico-n si një njeri të guximshëm dhe me mendim të fuqishëm. Shpresoj shumë që këto cilësi do ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë”, tha Putin.
Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 5 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilat tre janë raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bota
Hapi zjarr drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak
Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën e së mërkurës.
Sipas informacioneve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Ficos teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar, ka hapur zjarr.
Të njëjtat burime thonë se 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.
Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.
Bota
Atentati/ Presidenti i zgjedhur sllovak: I tmerruar nga sulmi ndaj kryeministrit Fico
Presidenti i zgjedhur sllovak Peter Pellegrini thotë se është i tmerruar nga atentati ndaj kryeministrit. Pellegrini tha se ishte i tmerruar kur dëgjoi se Fico ishte shënjestra e një atentati.
” Unë jam i tmerruar se ku mund të çojë urrejtja për një opinion tjetër politik. Ne nuk duhet të pajtohemi me gjithçka, por ka shumë mënyra për të shprehur mosmarrëveshjen tuaj në mënyrë demokratike dhe ligjore,” tha ai.
Ai gjithashtu shtoi se mendimet e ndryshme politike duhet të shprehen në qendrat e votimit dhe jo me armë.
-
Bota16 hours ago
Tronditëse/ Të shtëna me armë, plagoset kryeministri…
-
Kronike17 hours ago
‘Vrasësi i efektivit nuk kapet, mbrohet nga policia’/ Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau djalin, reagon nëna e të ndjerit
-
Pinknews16 hours ago
‘Qenka e rëndë’/ Meritoni i përlotur pse s’u zgjodh finalist i dytë: Kam luftuar shumë
-
Kronike16 hours ago
‘Kush i vrau Almën dhe fëmijët’/ Ngjela hedh dyshime të forta: Pse hesht mjekësia ligjore?
-
Pinknews14 hours ago
Fituan 100% të buxhetit/ Egla Ceno bën kërkesën e veçantë që u mbështet nga banorët
-
Bota15 hours ago
Kryeministria sllovake: Fico është qëlluar disa herë, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën
-
Aktualitet17 hours ago
Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit
-
Bota15 hours ago
Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë