Kronike
Kontroll masiv nga toka dhe ajri, gjenden qindra fidanë kanabis
Kontrolle intensive nga toka dhe ajri në zonën e Krujës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Në kontrolle, 50 forca policore të Komisariatit të Policisë Krujë, forcat operacionale të DVP Durrës dhe 4 dronë.
Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi.
Vijon puna për identifikimin e shtetasit tjetër dhe për kapjen e tyre.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen në zonën e pyllëzuar, për kapjen dhe vënien e tyre në pranga. Operacioni vijon.