Kina do të mbrojë interesat e saj në rast të sanksioneve të BE-së kundër shtatë kompanive kineze të teknologjisë për shkak të furnizimit të tyre me pajisje në Rusi, njoftoi të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.
“Nëse raportet e medias dalin të vërteta, veprime të tilla nga pala evropiane do të dëmtojnë seriozisht besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis BE-së dhe Kinës,” theksoi ai në një konferencë.
Kur u pyet mbi informacionin se shtatë kompani kineze së shpejti mund të binin nën sanksionet e BE-së për shkak të furnizimit me pajisje në Rusi, ai u përgjigj: “Pala evropiane nuk duhet të bëjë një gabim, përndryshe Pekini do të detyrohet të mbrojë me vendosmëri ligjin e tij”.