Kronike
Bizhuteri që arrinin një vlerë të ‘çmendur’, vihet në pranga ‘skifteri’ shqiptar
Autoritetet në Spanjë kanë arrestuar një shtetas shqiptar i cili akuzohet për vjedhje të bizhuterive që arrinin vlerën në mbi 67 mijë euro.
Mediat vendase raportojnë se shqiptari është kapur duke drejtuar automjetin e tij. Gjatë kontrollit nga policia, në automjetin e tij janë gjetur 375 bizhuteri të vjedhura me vlerë 67, 575 euro.
Autoritete spanjolle janë duke punuar për kthimin e bizhuterive dhe sendeve me vlerë tek pronarët legjitimë. Sakaq, shqiptari ndodhet në burgun e qytetit Álava. Për arsye hetimore identiteti i të arrestuarit nuk është bërë ende me dije.