Connect with us

Bota

Zjarri përpin një ndërtesë në Romë, 2 të vdekur dhe…

Një pallat në rikonstruksion është përfshirë nga flakët në Romë dhe për pasojë, dy persona kanë mbetur të vdekur. Trupi i një prej tyre u gjet nga zjarrfikësit në shkallët e pallatit. Shtatë persona, tre prej tyre në gjendje të rëndë, janë shtruar në spital.

Flakët shpërthyen pak pas orës 14:00 në Colli Aniene, në periferi lindore të Romës. Ndërtesa mori flakë pas një sërë shpërthimesh, në godinën që ndodhet në udhëkryqin me Largo Nino Franchellucci. Sipas hetimeve flakët kanë nisur nga një makinë që ishte parkuar pranë godinës. Ato mendohet se kanë shkaktuar shpërthimin e disa cilindrave të acetilenit të pranishëm në kantierin e ndërtimit, i cili nga ana tjetër do të kishte përfshirë edhe skelat.

Flakët kanë përfshirë rreth shtatë kate. Menjëherë u ngrit një re e madhe tymi, e dukshme nga një pjesë e mirë e qytetit. Zjarrfikëset po vijojnë punën për shuarjen e flakëve, ndërsa shumë njerëz kanë dalë në rrugë, por shumë të tjerë janë ende të bllokuar brenda ndërtesës. Zjarrfikësit po përpiqen të hyjnë në çdo apartament.

Bashkia do të krijojë vende për t’u strehuar në gjimnaze për qytetarët, ndërsa në vendngjarje shkoi edhe kryetari i Bashkisë.

Dëshmitarët: Dëgjuam një zhurmë të madhe

“Dëgjuam një zhurmë të madhe. Një zhurmë. Dhe pastaj flakë.” Flet një nga banorët e pallatit tetëkatësh që u dogj.

Aleksandri 16 vjeç po kthehej në shtëpi, kur u përball me flakët.

“Isha duke u kthyer në shtëpi. Nuk isha brenda. Nga jashtë dëgjova shpërthime. U tingëlluan si bomba. Nëna ime ishte brenda. Ajo arriti të dilte me këmbët e saj. E pashë dhe ishte në shok. Ajo u dogj i gjithi dhe po qëndron në Sant ‘Eugene’

Advertisement