Connect with us

Kronike

I mori një shumë të madhe parash të riut, vihet në pranga 59-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 59-vjeçar, i cili i ka marrë 6000 euro një 24-vjeçari, përmes mashtrimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. H., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka marrë 6000 euro një 24-vjeçari, përmes mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftimi i policisë.

Advertisement

TRENDING