Connect with us

Kosova

Rama: Zvarritja e formimit të Asociacionit, gabim strategjik

Procesit i Berlinit edhe situata në rajon, përfshirë zhvillimet në veri të Kosovës, kanë qenë temat për të cilat kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka biseduar me presidentin e serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ne konferencen e perbashket per shtyp, Rama theksoi se beson që zvarritja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është gabim strategjik.

Duke folur për situatën në Kosovë, ai ka shtuar se është gjithashtu gabim të “insistohet” që kryetarët shqiptarë në veri të Kosovës të qëndrojnë në ndërtesa komunale.

Presidenti i Serbisë nga ana e tij ka përsëritur qëndrimin se “për statutin (e Asociacionit të komunave me shumicë serbe) nuk ka asnjë përgjegjës tjetër përveç Ekipit Menaxhues serb”.

Vuçic tha se nuk e ka parë propozimin e përmendur nga Edi Rama, por se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me atë që është nënshkruar në Bruksel.

Advertisement