Connect with us

Sport

Kush do të jetë kapiteni i ri i Interit? Dy favoritë

Një grup pa lider dhe shumë kandidatw të mundshëm. Me lamtumirën e Handanovic, D’Ambrosio dhe Brozovic, si dhe ajo e Skriniar, roli i kapitenit të ardhshëm te zikaltrit është hapur. Shiriti i krahut duhet të caktohet “zyrtarisht”, por edhe hierarkitë e reja duhet të vendosen, pasi shumë e mbanin atë në 2022/23, duke përfshirë përjashtimet dhe mungesat për shkak të dëmtimit.

I fundit që e kishte në krah ishte Brozovic, në finalen e Champions League kundër Manchester City. Pa Handanovic, D’Ambrosio dhe Skriniar, ai ishte kapiteni i caktuar. Por rrugët e merkatos e larguan Marcelon nga Milano, siç ndodhi me Skriniar, pra klubi humbi dy veteranë.

Ajo që ndodhi në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar është një sinjal i qartë: të gjitha rrugët të çojnë në Lautaro Martinez. Argjentinasi e gjeti veten kapiten në mungesë të katër lojtarëve të përmendur tashmë dhe u njoh nga e gjithë bota e Interit si lideri i ri, falë edhe atmosferës së kampionit të botës që rrinte rreth tij.

Ai fitoi duelin e brendshëm me Barellën, i cili për momentin nuk mund të shkëputet nga gara. Por Toro nis me vendosmëri përpara, për shkak të asaj që ndodhi vitin e kaluar – Nicolò nuk e veshi kurrë shiritin në krah nga minuta e parë – dhe gjithashtu për shkak të vjetërsisë së tij te zikaltrit: Lautaro mbërriti tek Inter në 2018, Barella një verë më vonë.

 

 

Sigurisht, nëse flasim për vjetërsinë, atëherë duhet të kemi parasysh edhe Stefan de Vrij, i cili sapo ka rinovuar deri në vitin 2025. Holandezi, ashtu si Lautaro, ka qenë gjithashtu me zikaltrit që nga viti 2018. Dhe sezonin e kaluar ai mbajti shiritin dy herë, por në mungesë të të tjerëve (përfshirë Lautaro).

De Vrij, Dimarco dhe Bastoni mbeten tre kandidatë pwr shiritin nisur nga hierarkia. Por janë Lautaro dhe Barella, për momentin, ata që po e ëndërrojnë zyrtarisht. Me Demin përpara: pas vitit të kaluar, nuk mund të ishte ndryshe.

Advertisement