Connect with us

Bota

SHOKUESE/ Policia gjen trupin e një fëmije pa kokë në plazh

Një ngjarje tronditëse është raportuar në Spanjë. Sipas mediave të huaja, policia ka gjetur trupin e një fëmijë pa kokë në një plazh të Kostës.

Mbetjet e fëmijës, që mendohet të jetë nga mosha dy deri në tre vjeç, u zbuluan në rërë mëngjesin e kësaj të marte në një plazh në vendpushimin Costa Dorada të Roda de Bera në provincën e bregdetit lindor të Tarragona.

Trupit të fëmijës, që thuhet se i mungojnë pjesë të tjera të trupit si dhe koka dhe mendohet se është nxjerrë në plazh nga uji, mësohet se është në gjendje dekompozimi.

Oficerët e Gardës Civile kanë rrethuar zonën dhe po zhvendosin vendasit dhe pushuesit në zona të tjera të rërës pasi në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet.

Advertisement