Kronike
EMRI/ Pas dy orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 21 vjeçarit
Pas dy orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i 21 vjeçarit, Hamit Senka, që u mbyt në kanalin e Pojanit, në Fier.
I riu dyshohet se ka rënë në kanal aksidentalisht, ndërsa ishte duke peshkuar.
“Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi 21 vjeç, banues në Roskovec. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia me herët.