Politike
Intervista e Thaçit nga qelia, Rama: Sa më shumë zgjat gjykimi në Hagë aq më shumë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me intervistën nga qelia të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një mesazhi në Facebook, teksa shpërndan intervistën, Rama thekson se ndaj Thaçit po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”.
“MIRËMËNGJES – dhe me këtë intervistë të Presidentit të Republikës së Kosovës e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë e vëllait tim Hashim Thaçi, i cili ka folur për herë të parë qysh nga dita e kyçjes në burgun e Hagës, ku po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve ju, në Shqipëri e në Kosovë, shkruan Rama.