Aktualitet
Pamje alarmante/ Vajzat konsumojnë tullumbace me drogë në shkollë, njëra bie në tokë
Përdorimi i drogës në Shqipëri nuk njeh më as moshë dhe as gjini. Pamje të tmerrshme janë regjistruar pranë një shkolle në Tiranë.
Një grup vajzash adoleshente janë kapur duke pirë drogë me azot përmes tullumbaceve.
Qytetari tregon i shqetësuar se njëra nga vajzat e moshës 14-vjeçe është shembur në tokë pa ndjenja në momentin e konsumimit të drogës.
Ajo që mbetet më shqetësuese është se pavarësisht deklaratave të bëra nga zyrtarët, droga vijon dhe përdoret nga grupmoshat e vogla fare pranë institucioneve arsimore.
Përdorimi i drogërave të forta nga grupmoshat e reja është një nga plagët më të mëdha që po vuan shoqëria shqiptare gjatë ditëve të sotme