Connect with us

Kosova

U vra nga terroristët serb/ Mijëra qytetarë i japin lamtumirën heroit Afrim Bunjaku

Mijëra qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit të vrarë dje në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjaku.

Varrimi i heroit të Kosovës do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Samadrexhë të Vushtrrisë.

Në ceremoni është parë edhe Rifat Jashari, si përfaqësues i familjes Jashari.

Afrim Bunjaku u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me urdhrin “Hero i Kosovës”

Nderimin e tij e pranuan dy djemtë e policit të ndjerë.

Advertisement