Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Zyrtari i “Foltores” reagon për poshtërimin në Kukës: Sa të jetë Berisha do të shkojmë nga humbja në humbje

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Berishës, Aleksandër Biberaj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kukës, i cili sipas tij është i frikshëm. Për Biberajn, fakti që mazhoranca ka fituar me dyfishin e votave në bashkinë e Kukësit, tregon që në fakt elektorati i djathtë i ka bojkotuar zgjedhjet. Për këtë situatë ai fajëson opozitën, e cila sipas tij, nëse vijon të mbetet e përçarë do ti japë kryeministrit Rama në zgjedhjet e 2025-ës deri në 100 mandate. “Ajo që ndodhi në Kukës është e tmerrshme. Një opozitë copë copë, dalin në fushatë dhe humbasin me dyfishin e votave. Dihet që qeverisja e Edi Rames është e inkriminuar por ky rezultat nuk justifikon pozitën. Këta duhet të jepnin dorëheqjen, të dalë Kukësi dyfishi i votave për të majtën është e paimagjinueshme. Elektorati i djathtë i ka bojkotuar zgjedhjet. Sa të jetë Berisha në drejtimin e PD, Basha-Bardhi në fraksion do të shkojmë me sukses të plotë nga humbja në humbje. Ne nuk inspirojmë si opozitë bëjmë ca primare të falsifikuara të dështuara dhe shihni rezultatin. Nuk votohet Berisha sot, Flamur Noka, që kanë vite që dështojnë. KEMI nevojë për frymë të re, që jetojnë aty. Nuk kemi frymë dhe këto persona as duan t’ja dinë fare që ne kalojmë nga humbja në humbje. Ne s’kemi opozitë. Rezultati në Kukës është diferencë e frikshme e tmerrshme. Nuk fitohet me Ramën duke e kritikuar, po çfarë bën ti si opozitë. Është dështim total, këmbanë alarmi. Me këtë situatë, Edi Rama mund të fitojë 100 deputetë dhe ta bëjë Shqipërinë monarki”, tha Biberaj

Advertisement